Flash

Video/ De Laurentiis në ekstazë pas Napoli-Roma: feston jashtë stadiumit bashkë me tifozët

Lapsi.al 30 January 2023
Video/ De Laurentiis në ekstazë pas Napoli-Roma: feston jashtë
Napoli është gjithnjë e më shumë kryesues. Pas të kaltërve, të gjithë pretendentët për titull ngadalësojnë, por skuadra e De Laurentiis shënon fitoret njëra pas tjetrës. Kështu, Napoli e ka rritur epërsinë e tyre në krye të renditjes në 13 pikë. Tifozët besojnë gjithnjë e më shumë te titulli, që mungon në Napoli prej 33 vitesh, që nga koha e Diego Maradonës. E ëndërron, së bashku me tifozët, presidenti Aurelio De Laurentiis. Shpesh i kontestuar nga mbështetësit napolitanë për disa lëvizje të diskutueshme në merkato, duket një kujtim i largët. Mes De Laurentiis e tifozëve të kaltër përplasja më e fortë ishte kur u shit Higuain te Juventus. E megjithatë, tifozët ia kanë njohur gjithnjë menaxhimin inteligjent si nga ekonomia ashtu edhe nga konkurrueshmëria. Prej disa vitesh, në fakt, Napoli është ndër të parat në renditje, por ende nuk ka arritur të bëjë kapërcimin që do t'i lejonte të fitonte titullin. Duket se është viti i duhur dhe presidenti është entuziast për këtë. Bashkë me skuadrën që po fluturon në kampionat, po vjen edhe dashuria e napolitanasve për presidentin.

DE LAURENTIIS FESTON ME TIFOZËT JASHTË STADIUMIT MARADONA

Në fakt, pikërisht në fund të ndeshjes së djeshme, numri 1 i klubit u përfshi në turmën brohoritëse jashtë stadiumit Maradona. Fitorja 2-1 ndaj Romës, falë golave të Osimhen dhe Simeone, çmendi stadiumin dhe gjithë pankinën e skuadrës së Spalletti. Një ndeshje e vështirë, e fituar mbi të gjitha falë dëshirës së lojtarëve dhe shtytjes së vazhdueshme të tifozëve. Tifozë që, në fund të ndeshjes, festuan brenda dhe jashtë Maradonës. E jashtë stadiumit kaloi me makinë pikërisht De Laurentiis. Tifozët e njohën dhe u mblodhën rreth tij duke brohoritur: “Kryesuesit po shkëputen”. Në këtë kor presidenti i Napolit e lëshoi veten, shtrëngoi grushtat dhe karikoi tifozët për fitoren e arritur. Mund të kuptohet sa entuziast është De Laurentiis nga dashuria që më në fund i vjen nga njerëzit e tij, pas vitesh tensionesh dhe pajtimesh. E mund të jetë vetëm një copëz dashurie, nga ajo që mund të vijë në fund të kampionatit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI