Flash

Cristiano Ronaldo, fjalët e para pas transferimit: "Mezi pres të nis: vizioni i Al-Nassr më stimulon"

Lapsi.al 31 December 2022
Cristiano Ronaldo, fjalët e para pas transferimit: "Mezi pres të
Cristiano Ronaldo do të luajë në kampionatin arab. E këto janë fjalët e tij të para si lojtar i Al-Nassr: "Mezi pres të provoj një kampionat të ri futbolli në një vend të ri. Vizioni i Al-Nassr më stimulon shumë. Jam i emocionuar që po bashkohem me shokët e mi të rinj të skuadrës. Kjo në përpjekje për të ndihmuar klubin të arrijë më shumë sukses". Mes pagës dhe sponsorëve, CR7 – i cili ka nënshkruar deri më 30 qershor 2025 – do të fitojë rreth 200 milionë euro në sezon. Al-Nassr e mirëpriti kështu portugezin 37-vjeçar: “Ky nënshkrim shkon përtej faktit historik. Është diçka që jo vetëm do të frymëzojë klubin tonë për të arritur suksese edhe më të mëdha. Por gjithashtu do të frymëzojë ligën tonë, kombin tonë dhe brezat e ardhshëm, djem dhe vajza, të bëhen versioni më i mirë i tyre. Cristiano Ronaldo, mirë se erdhe në shtëpinë tënde të re". Ronaldo, pas largimit nga Manchester United, ishte në dilemë për të zgjedhur paratë e arabëve, apo një klub në Champions. Vetëm se ofertat nga klubet europiane munguan. Lexo më tej: Zyrtare/ Ronaldo shkon në Arabinë Saudite për 200 milionë euro në vit

POSTIMI I RONALDO

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI