Flash

Nga Lula da Silva deri te Messi e Ronaldo: bota e futbollit kujton Mbretin Pele

Lapsi.al 29 December 2022
Nga Lula da Silva deri te Messi e Ronaldo: bota e futbollit kujton Mbretin Pele
Edson Arantes Do Nascimento Pele, njeriu që frymëzoi breza të tërë me magjinë e tij nuk jeton më. Lajmi ka trishtuar botën e futbollit e jo vetëm. Për njeriun që konsiderohet si më i miri i të gjithë kohëve, kanë ardhur mesazhet nga e gjithë bota e futbollit. Nga presidenti i Brazilit Lula Da Silva e deri te Mourinho, të gjitha kanë dashur të kujtojnë Mbretin Pele.

PRESIDENTI LULA: "KURRË MË NJË NUMËR 10 SI AI"

"Pelé na la sot. Ai shkoi në parajsë me Coutinho, shokun e tij të madh te Santos. Tani ai është në shoqërinë e shumë yjeve të përjetshëm: Didi, Garrincha, Nilton Santos, Sócrates, Maradona. Ai la një siguri: nuk ka pasur kurrë një numër 10 si ai. Faleminderit Pele”, shkroi në Twitter Presidenti i sapozgjedhur i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva.

CRISTIANO RONALDO: "I PËRJETSHËM, DHIMBJE PËR GJITHË FUTBOLLIN"

"Ngushëllimet e mia më të thella për të gjithë Brazilin. E në veçanti për familjen e Edson Arantes do Nascimento. Një lamtumirë e thjeshtë për mbretin e përjetshëm Pelé nuk do të mjaftojë kurrë për të shprehur dhimbjen që aktualisht përfshin të gjithë botën e futbollit". Kështu Cristiano Ronaldo kujton 'O Rey' në rrjetet sociale. "Një frymëzim për kaq shumë miliona njerëz. Një referencë për dje, sot, gjithmonë. Dashuria që ke treguar gjithmonë për mua, është kthyer në çdo moment të ndarë bashkë, qoftë edhe nga distanca", ka shkruar kampioni portugez. "Ai nuk do të harrohet kurrë dhe kujtimi i tij do të mbetet përgjithmonë me të gjithë ne dashamirët e futbollit. Pusho në paqe Mbret Pele".

MOURINHO: "JAM SHUMË I TRISHTUAR"

“Në vitin 2005 mora çmimin e BBC-së direkt nga duart e Mbretit dhe sot e kësaj dite është ende një nga momentet e mia më krenare. Isha shumë i lumtur që e takova atë në Mançester ku patëm një bisedë të mrekullueshme dhe kaluam një kohë të mirë. Pusho në paqe Mbreti Pele, një mendim për të dashurit e tij. Jam shumë i trishtuar". Trajneri i Romës, José Mourinho, ka shkruar në Instagram duke kujtuar 'O Rey', i cili vdiq në moshën 82-vjeçare.

INFANTINO: "I PAVDEKSHËM"

"Pelé i pavdekshëm, përgjithnjë me ne". Kështu ka shkruar për Pele presidenti i Fifa-s Gianni Infantino në Instagram.

MESSI: "PUSHO NË PAQE"

"Pusho në paqe". Ky është mesazhi kushtuar ‘O Rey’ që ka lënë Lionel Messi në profilin e tij në Instagram. Postimi shoqërohet me një foto të tij së bashku me Pele.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI