Flash

Djaloshi që kapte topat te Santos: Giuseppe Ottina, trajneri italian që zbuloi Pelé në moshën 14 vjeçare

Lapsi.al 29 December 2022
Djaloshi që kapte topat te Santos: Giuseppe Ottina, trajneri italian

Në ditën kur planeti humbi mbretin e futbollit Pele, ka një histori italiane, që zbuloi fillimet e "O Rey". Në fakt, Pelé u bë Pelé falë një tekniku italian: Giuseppe Ottina. I lindur në vitin 1912, Ottina përfundoi rob i britanikëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Prej tyre italiani mësoi ta donte lojën e futbollit. Një pasion që pas konfliktit e përdori mirë, duke emigruar në Brazil. Ottina u vlerësua për njohuritë teknike “inovatore” në krye të disa skuadrave të vogla. Karakteristika që në 54' e shtynë të bënte kapërcimin në kualitet në krye të Santos. E pikërisht këtu, me synimin për të rritur lojtarët e rinj, Ottina zbuloi fillimisht 17-vjeçarin Josè Macia "Pepe". E më pas një djalosh fare të vogël. Quhej Pelé. Në moshën 14-vjeçare, ai që do të bëhej më i madhi i historisë, ishte një djalë që kapte topat. Pelé kënaqte publikun me veprime të çmendura me topin në anë të fushës. Por kjo nuk i shpëtoi syrit vigjilent të teknikut.

I magjepsur nga talenti i djaloshit, Ottina e bindi Santos të nënshkruante me të. Por ai nuk arriti ta stërviste dot, sepse u shkarkua pothuajse menjëherë për shkak të disa rezultateve zhgënjyese. I kthyer në Itali, Ottina mbeti shumë i lidhur me "O Rey". E pa përsëri brazilianin në vitin 1961, kur Santos shkoi në Piemonte për një turne. Me atë rast Ottina veproi si përkthyesi i tij në Torino, duke e bërë të vizitonte muzetë dhe monumentet. Në këmbim mori bileta falas nga fenomeni brazilian për të gjitha ndeshjet miqësore të Santos nëpër Itali.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI