Flash

I theu nofullën me grusht: Enock, vëllai i Balotelli denoncohet për rrahje jashtë një diskoteke

Lapsi.al 29 December 2022
I theu nofullën me grusht: Enock, vëllai i Balotelli denoncohet

Enock Barwuah, vëllai i Mario Balotelli përfundoi në qendër të kronikës së zezë. Në ditët para Krishtlindjes, vëllai i Balotelli u përfshi në një rrahje me grushta në Brescia. Lajmin e ka bërë të ditur Giornale di Brescia. Sipas informacioneve që mbërrijnë, Enock Barwuah dyshohet se ka goditur një djalë 26-vjeçar. Viktima më pas ka paraqitur denoncimin dhe ka raportuar "frakturë plurilineare të çrregullt të orbitës së majtë me fragmente kockore të ngulitura në sinusin e nofullës" siç u raportua në raportin e urgjencës.

I DËNUAR MË PARË

Enock, vëllai i Mario Balotelli, nuk ka qenë i vetmi i denoncuar për rrahje. Edhe një tjetër shok i tij dhe reperi Prince The Goat i grupit Sling gangs kanë qenë të përfshirë. Nuk është hera e parë që Enock përfundon në qendër të lajmeve, gjatë periudhës së Krishtlindjes. Disa vite më parë ai u denoncua dhe u dënua se kishte sulmuar tre karabinierë jashtë një klubi në Brescia.

Lexo më tej: Video/ Balotelli, i dehur rrugëve të Lozanës: dy persona e mbajnë nga krahët

Pas pjesëmarrjes në Big Brother Vip, Enock Barwuah u rikthye të luante futboll në Eccellenza në Ospitaletto, ku tashmë ka shënuar më shumë se 10 gola. Jo vetëm kaq, por në Brescia, ai ka hapur edhe klubin e tij të natës, Secret Lounge. Aty Enock i mirëpret klientët me muzikë me volum të lartë dhe kokteje të rafinuara.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI