Flash

Pelé, ceremonia funebre në stadiumin e Santos: dëshira e fundit e O'Rey

Lapsi.al 29 December 2022
Pelé, ceremonia funebre në stadiumin e Santos: dëshira e fundit

Trupi i Pele do të dërgohet në Vila Belmiro, "shtëpia" historike e Santos për ceremoninë funebre. Këtë e raporton Globo Esporte, duke shpjeguar se ky ishte vullneti i vetë Pele. Menjëherë pasi u publikua lajmi për ndarjen nga jeta të legjendës braziliane, tifozët filluan të mblidhen në stadiumin e Santos, për të nderuar “O Rey”. Një komb i tërë është në lot. Sot humbën njeriun që e ngriti Brazilin në piedestal. Legjenda e futbollit humbi jetën në moshën 82-vjeçare. Santos kishte ngritur tashmë një strukturë në lëndinën e objektit sportiv. Klubi ishte vënë në lëvizje ditët e fundit për tu përgatitur për ceremoninë funebre, shpjegoi Globo Esporte.

Lexo më tej: Djaloshi që kapte topat te Santos: Giuseppe Ottina, trajneri italian që zbuloi Pelé në moshën 14 vjeçare

“Vdekja e Peles është lajmi më i trishtuar i raportuar nga CBF që nga themelimi i saj 108 vjet më parë”, thuhet në faqen e internetit të Konfederatës Braziliane të Futbollit. Presidenti Ednaldo Rodrigues shpalli zi zyrtare për shtatë ditë. "Jam thellësisht i prekur nga vdekja e Pele - deklaroi ai -. CBF do t'i bëjë të gjitha homazhet e mundshme sportistit më të madh të të gjitha kohërave. Pele është i përjetshëm dhe ne gjithmonë do të punojmë për të ruajtur historinë e tij dhe për të përjetësuar trashëgiminë e tij".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI