Flash

Meta tregon se çfarë do bëjë pasi të lërë presidencën më 24 korrik

Lapsi.al 22 June 2022
Meta tregon se çfarë do bëjë pasi të lërë

Presidenti Ilir Meta tha pas 25 korrikut do t’i përkushtohej sfidës për rikthimin e llogaridhënies për shqiptarët. I ftuar në Fax News meta tha se pas përfundimit të mandatit do niste një tur takimesh.

"LSI është temë për të cilën do të flasim pas 24 korrikut, ekziston një përpjekje për ta ulur. Është propagandë, dhe përgjigjia është se po humbin kohë, do të rivendoset demokracia deri në themelet e saj dhe jam i bindur që populli shqiptar do të ushtrojë sovranitetin e saj përmes referendumeve jo përmes shërbimeve qesharake.

Shqiptarët nuk janë as pa sy as pa gojë e veshë, do vijë momenti që do të flasin. Unë do të jem në një udhëtim të ri me 25, i gjatë dhe do të takoj të gjithë ata që duan një Shqipëri më të mirë dhe është përgjegjësi e jona, pasi vendi ynë ka bërë hapa pas seriozë e duhet një ringritje e fuqishme.

Unë besoj se kam një mision të pashmangshëm për t’ju përkushtuar rivendosjes së demokracisë në vend, të gjithë sistemit të llogaridhënies dhe të mbrojtjes së interesave kombëtare që minohen në mënyrë sistematike. Kjo është një sfidë e cila nis në 25 Korrik, dhe është një sfidë që do ti bëj bashkë gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë.

Jam shumë besim plotë se, ne do të tregojmë se jemi vërtet një popull shqiponjash. Dhe të gjithë ata që bënë llogaritë për të ekzekutuar pluralizmin politik dhe demokracinë në Shqipëri, me qëllim shkatërrimin e interesave tona kombëtare, do të zhgënjehen shumë thellë”– u shpreh presidenti Ilir Meta.

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46