Flash

Berisha zbulon datën e protestës së parë të opozitës së tij

Lapsi.al 22 June 2022
Berisha zbulon datën e protestës së parë të

Ish-kryeministri Sali Berisha njofton datën e protestës kombëtare, e cila sipas tij do të mbahet në Tiranë. Ai tha se beteja e jashtëzakonshme do mbahet në 7 korrik

Berisha u shpreh se është menduar që ajo të quhet fronti për shpëtimin e Shqipërisë ndërsa e cilësoi atë një betejë të jashtëzakonshme.

“Do e quajmë front për shpëtimin e Shqipërisë apo me një emër tjetër do e shohim por ne do ne duhet të funksionojmë si front. Më 7 Korrik është menduar të jetë data e protestës së madhe në Tiranë. Kjo është betejë e jashtëzakonshme dhe e rëndësishme. Kjo betejë duhet të shtrihet në mbarë vendin.

Protesta duhet të lindë aty ku lind e padrejta. Revolta duhet të lindë aty ku lind dhuna. PD do bëjë gjithçka që t’i jetësojë këto parime. Ky është një regjim që nuk Meriton të ekzistojë asnjë ditë. Përpiqem të rikujtoj bashkëbiseduesve të mi se pas vitit 1990 Ramiz Alia nuk ishte pa mbështetje. Televizionet e huaja e quanin Gorbaçovi i Ballkanit edhe pse vriste të rinj në katër anët e kufirit të Shqipërisë. Ato nuk përcilleshin ose injoroheshin. Unë nuk habitem kur dëgjoj deklarata në mbështetje të Edi Ramës.

E rëndësishme është që ne të marrim përgjegjësitë tona para shqiptarëve. Duhet të bazojmë qëllimin tonë në parime të drejta. Të luftosh se Edi Rama po Lufton korrupsionin pse mbush një sallë do të thotë të tallësh me shqiptarët. Në çdo licencë dhe leje ka vetëm vjedhje. Shefi i kadastrave thonin që janë djegur regjistrat. Lidhur me protestat mendoj se duhet të jenë shumë të forta, por ky problem duhet të jetë çështje e debatit të përbashkët. Një front kundër kësaj qeverie dhe këtij regjimi është jetik, - theksoi ai.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46