Flash

Qeveria bullgare u rrëzua, çfarë pritet të ndodhë tani

Lapsi.al 22 June 2022
Qeveria bullgare u rrëzua, çfarë pritet të ndodhë

Qeveria 6-mujore e kryeministrit bullgar Kiril Petkov është rrëzuar në një votë mosbesimi lidhur me mosmarrëveshjet mbi ekonominë dhe nëse Sofja duhet të heqë dorë nga kundërshtimi ndaj anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Partitë opozitare dhe partia ITN, një ish-aleate në koalicionin qeveritar të Petkov, u bashkuan me 123 vota kundër 116 votave që mbështesin qeverinë e Petkov.

Vota do të thotë se partia e qendrës e Petkovit, partia Vazhdo Ndryshimin (PP) ka një shans të dytë për të propozuar një qeveri.

Nëse dështon ta bëjë këtë, mund të bëhen edhe dy përpjekje të tjera nga partitë e tjera përpara se presidenti të emërojë një kabinet të përkohshëm dhe të thërrasë zgjedhje të parakohshme.

Këto do të ishin zgjedhjet e katërta parlamentare të Bullgarisë që nga prilli i vitit të kaluar.

Mocioni u propozua nga partia opozitare GERB e ish-kryeministrit konservator Bojko Borisov.

Petkov, një 42-vjeçar i diplomuar në Harvard, është zotuar se do të luftojë korrupsionin dhe ka marrë një qëndrim jashtëzakonisht të fortë kundër Rusisë, pavarësisht nga marrëdhëniet tradicionalisht miqësore të Sofjes me Moskën.

Petkov shkarkoi ministrin e tij të mbrojtjes në shkurt për refuzimin për ta quajtur "luftë" pushtimin rus të Ukrainës dhe mbështeti sanksionet e BE-së kundër Moskës.

ITN u largua nga koalicioni pasi akuzoi Petkovin për shpërfillje të interesave të Bullgarisë duke nxitur heqjen e vetos në bisedimet e pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE nën presionin e aleatëve të saj në BE dhe NATO.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili vizitoi Bullgarinë në fillim të këtij muaji, i kërkoi Sofjes të hiqte dorë nga kundërshtimi i saj ndaj aspiratave të Maqedonisë së Veriut për në BE për një sere mosmarrëveshjesh gjuhësore dhe historike.

Bullgaria po përballet gjithashtu me inflacionin e lartë, i cili është rritur në nivelin më të lartë të 24 viteve muajin e kaluar, kur arriti në 15.6 për qind.

Sondazhet e reja ka të ngjarë të përfitojnë partinë GERB të Borisovit, si dhe partitë pro-ruse si Rilindja nacionaliste, pasi problemet ekonomike dhe lufta në Ukrainë polarizojnë shoqërinë. /REL

Të këshilluara

Zgjidhet drejtoresha e re e TOB

Abigela Voshtina zgjidhet drejtoreshë e TKOB duke zevendesuar Zana Celen. Ajo u zgjodh mes shtatë kandidaturave nga një komision i ngritur nga Ministria e Kultu...

16:43

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46