Flash

Shkarkohet drejtori i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Elvis Koçi

Lapsi.al 22 June 2022
Shkarkohet drejtori i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Elvis

Është shkarkuar nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Elvis Koçi. Mësohet se në vend të tij është emëruar Iris Ago.

Kush është Iris Ago

Iris Ago ka lindur në Tiranë 1987. Ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, dega Financë-Kontabilitet gjatë periudhës 2005-2009, më tej ka vazhduar studimet Master Shkencor VITET, pranë Universitetit Europian të Tiranës, si dhe zotëron titullin MSc Bankë dhe Sigurime.

Që prej muajit Dhjetor 2021 është emëruar në pozicionin Këshilltar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Ajo ka mbajtur pozicionin e Drejtor në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj nga … 2020 deri më …. 2021. Gjatë periudhës …. 2017- …. 2020 ka drejtuar Drejtorinë e Kontrollit Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Nga … 2016- …. 2017 ka mbajtur detyrën e Këshilltarit pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

Znj. Ago ka ushtruar profesionin e saj si konsulente financiare, koordinatore dhe në menaxhimin e projekteve të ndryshme në sektorin privat prej … 2009 – 2016. Ajo ka përvojë dhe ekspertizë të thelluar në fushën e konsulencës financiare; tatimore dhe kontabilitetit për kompanitë të sektorëve të ndryshëm; këshillim për fondet e investimeve; planifikim marketingu; studime fizibilitetiti; studim tregu; plan biznesi; konsultim për marrëdhëniet e shoqërisë me institucionet financiare për kreditim ose financim; konsultim për marrëdhëniet e kompanisë me sektorin publik. Pjesë e rëndësishme e detyrave gjatë përvojës në sektorin privat ka qenë dhe angazhimi në disa projektë strategjike, si ai i gazsjellësit TAP.

Është trajnuar mbi Standardet Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SKK & IFRS), Sfidat e Lidershipit në Shqipëri organizuar nga Universiteti George Ëashington, si dhe ka kontribuar në programin e “Doing Business” për vite me radhë.

Ajo zotëron gjuhët anglisht dhe italisht./Panorama

Të këshilluara

Zgjidhet drejtoresha e re e TOB

Abigela Voshtina zgjidhet drejtoreshë e TKOB duke zevendesuar Zana Celen. Ajo u zgjodh mes shtatë kandidaturave nga një komision i ngritur nga Ministria e Kultu...

16:43

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46