Flash

Nuk ndalet rënia e euros, zbret në rekordin e ri prej 119.54 Lekësh

Lapsi.al 22 June 2022
Nuk ndalet rënia e euros, zbret në rekordin e ri prej 119.54

Kursi i këmbimit të euros vazhdon të shënojë rekorde të reja në rënie. Sipas Bankës së Shqipërisë, ditën e mërkurë euro preku një minimum të ri historik, duke arritur nivelin e 119.54 Lekëve. Agjentët e këmbimit valutor mendojnë se rënia e paprecedentë e euros kundrejt Lekut tashmë po nxitet kryesisht nga elementi sezonal. Sipas tyre, në ditët e fundit ka një rënie të ngadaltë, por të qëndrueshme të kursit, të lidhur kryesisht me shtimin e prurjeve nga turizmi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deficiti i llogarisë korrente për tre muajt e parë të vitit kishte vlerën e 233 milionë eurove, vlerë kjo 57% më e ulët krahasuar me tremujorin e fundit 2021 dhe 22% më e ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga ana tjetër, efekti i rritjes së çmimeve në bilancin tregtar të vendit këtë vit po rezulton më i kufizuar krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Rritja e deficitit tregtar në mallra këtë tremujor është ngadalësuar ndjeshëm krahasuar me tremujorin IV 2021, ndërsa llogaria e shërbimeve ka rritur edhe më shumë kontributin e vet pozitiv. Ky faktor ka zbutur kërkesën për euro dhe trysnitë nënçmuese në kursin e këmbimit të Lekut ndaj monedhës europiane. Paralelisht, llogaria e shërbimeve ka vazhduar të përmirësohet, kryesisht falë ndikimit pozitiv nga turizmi, shërbimet e transportit dhe ato të fasonerisë. Këtë vit, numri i vizitorëve nga jashtë vendit është kthyer pranë niveleve të para pandemisë dhe kjo po reflektohet në shtimin e flukseve valutore hyrëse. Hyrjet e shtetasve të huaj u zgjeruan me 42% me bazë vjetore në 4-mujorin e parë të vitit.

Të ardhurat nga turistët për tremujorin e parë të vitit arritën vlerën rekord të 409 milionë eurove, në rritje me 70% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe të ardhurat nga shërbimet e fasonerisë shënuan një vlerë rekord prej 158 milionë eurosh, 24% më shumë krahasuar me një vit më parë. Tashmë që efekti i rritjes së çmimeve të importit duket të jetë disi më i zbutur, rritja e prurjeve nga sezoni turistik po rrit ofertën e euros në treg po ndikon në nënçmimin më të madh historik të valutës europiane. Agjentët e këmbimit presin që tendencat e kursit të jenë të ngjashme përgjatë gjithë sezonit veror, çka nënkupton pritshmëri për zhvlerësim të mëtejshëm të euros kundrejt Lekut.

Forcimi i lekut ndaj euros, që është edhe monedha kryesore në këmbimet e tregtisë së jashtme të vendit, ka një efekt amortizues në përcjelljen e inflacionit të importuar në ekonominë shqiptare. Në muajin maj, inflacioni arriti në 6.7%, niveli më i lartë në më shumë se 20 vjet. Sidoqoftë, Shqipëria raporton ndër nivelet më të ulëta të inflacionit në Europë. Një nga faktorët që vlerësohet se i ka zbutur disi presionet e jashtme inflacioniste ka qenë pikërisht edhe kursi i këmbimit. Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut, në vlerat aktuale, paraqitet në rënie me 2.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /Monitor

Të këshilluara

Vendimi/ Rriten me 30% pagat e ushtarakëve

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi lajmëroi se duke nisur nga data 1 korrik, do të rriten me 30% pagat e ushtarakëve. Peleshi në një dalje për mediat, pas mb...

13:39

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43