Flash

Vendimi/ Rriten me 30% pagat e ushtarakëve

Lapsi.al 22 June 2022
Vendimi/ Rriten me 30% pagat e ushtarakëve

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi lajmëroi se duke nisur nga data 1 korrik, do të rriten me 30% pagat e ushtarakëve.

Peleshi në një dalje për mediat, pas mbledhjes së qeverisë, tha se ky është vendimi më i mirë i marrë në 30 vitet e fundit për Forcat e Armatosura.

"Kemi marrë një vendim që nuk merret shpesh. Në 30 vite nuk ka pasur një vendim si ky që lidhet me trajtimin me pagë të personelit ushtarak. Kemi bërë rritjen historike të pagës. 

Jam krenar dhe mirënjohës që premtimi I kryeministrit është jetësuar. Të gjithë ushtarakët, nga ushtari I parë, tek gradat më të larta, nga data 1 korrik, do kenë një pagë 30% më të lartë.

Është më shumë se 51 mijë lekë të reja. Plus pagesa shtesë të trajtimit ushqimor. Kemi hartuar dhe një aneksë, një listë me 30 pozicione që marrin një shtesë tjetër mbi shtesën e pageses." - u shpreh Peleshi.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Territori shqiptar, vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites por pasditja sjell vranësira disi më të...

07:57

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI