Flash

VIDEO/ Nisin hetimet për policin gjerman që fyeu shqiptarin: Shko në vendin tënd të derrave...

Lapsi.al 21 June 2022
VIDEO/ Nisin hetimet për policin gjerman që fyeu shqiptarin: Shko

Policia gjermane ka nisur hetimet ndaj efektivit që ofendoi me tone raciste një emigrant shqiptar duke iu drejtuar me fjalët: “Shko, ktheu në atë vendin tuaj të derrave”.

Zyra e prokurorit publik në Hesse tha se ka nisur një hetim për këtë rast ndërsa ka kërkuar edhe ndihmën e Tiranës zyrtare për të bashkëpunuar në zbardhjen e të gjithë incidentit duke qenë se shqiptari i prekur nga komentet raciste ndodhet në Shqipëri.

Sipas zëdhënësit të autoritetit hetimor në Giessen, në këtë rast duhet të përfshihen edhe autoritetet shqiptare në mënyrë që të marrin në pyetje shqiptarin për të plotësuar të gjithë elementët e dosjes.

Policia gjermane i është referuar një video e cila u bë publike në media një javë më parë kur një oficer policie në Giessen i cili u përplas me një shqiptar duke lëshuar ndaj tij komente fyese dhe raciste.

Sipas komisariatit të policisë, efektivi është identifikuar. Përveç hetimeve për fjalor racist dhe gjuhë urrejtjeje, ndaj efektivit të policisë gjermane mund të merren masa disiplinore.

Sipas prokurorisë publike gjermane, ende është e paqartë se kur ka ndodhur ngjarja, pro mendohet të jetë fundi i vitit 2018 ose fillimi i vitit 2019. Në këtë periudhë shqiptari është arrestuar për një çështje penale dhe më pas është deportuar për në Shqipëri, shkruajnë mediat gjermane.

Objekt i hetimit është janë dhe akuzat e shqiptarit ku sipas raportimeve në media ai ka tentuar vazhdimisht të denoncojë oficerin në të kaluarën, por pa sukses.

PERPLASJA

Polici gjerman: Hiqe celularin tënd të ndyrë...

Shqiptari: Jo, jo. (vazhdon te filmojë)

Polici gjerman: Ik o shoku, përndryshe do dal nga vetja. Kthehuni në vendin tuaj të derrave.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/06/M4og3.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46