Flash

“Do ta rrëzoj Kurtin deri në shtator”/ Ali Ahmeti tregon çfarë ndodhi me Ramën në Ohër

Lapsi.al 21 June 2022
“Do ta rrëzoj Kurtin deri në shtator”/ Ali Ahmeti tregon

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur rreth frazës që u raportua në media se Edi Rama ka thënë në samitin e Ohrit se “do ta rrëzojë Albin Kurtin nga pushteti brenda shtatorit”.

Ali Ahmeti ishte i pranishëm në këtë samit dhe thotë se assesi kjo nuk është e vërtetë.

“Jo asesi. Kjo s’ka qenë fare kjo bisedë”, - e mohoi Ahmeti këtë deklaratë në emisionin Pressing në T7.

Edhe pse në publik Ahmeti e mbron përgjithësisht Ramën zbuloi pa dashje një dëshirë të kreut të qeverisë shqiptare.

“Edi Rama ka shprehur shqetësim para meje. Ai donte se si të afrohej me autoritetet në Kosovë që të shpjegonte të kthjellonte gjërat më mirë. Jo të imponueshme, por të sqarueshme.

Iniciativa “Ballkani i Hapur” nuk është obliguese për palët. Mali i Zi dhe Bosnja ishin si vëzhguese. U nënshkruan marrëveshje me rëndësi.

Ç’ka humb Kosova nëse e merr pjesë në iniciativë me flamur të vetin. Merr pjesë si e barabartë. E barabartë në mesin e të barabartëve. I pranon marrëveshjet e leverdishme.

Nuk i pranon ato që nuk i konvenojnë. Nuk kam dëgjuar asnjë argument të vlefshëm. Thonë se Serbia do ta dominojë tregun. Por në Serbi janë krejt investime të huaja vëlla. Investimet të huaja gjermane, franceze, turke e kështu me radhë”, - shton ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Mike Pence të enjten në Tiranë

Ish-zv.presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence do të vizitojë Tiranën të enjten. Mësohet se Pence do të takohet me krerët më të lartë të ...

19:45

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46