Flash

7 vjet burg për tifozët beqarë që bëjnë seks në Botërorin e Katarit

Lapsi.al 21 June 2022
7 vjet burg për tifozët beqarë që bëjnë seks

Tifozët që kanë ndërmend të kalojnë ndonjë natë “pikante” në Botërorin e Katarit 2022 mund të përballen me burg.

Marrëdhëniet jashtëmartesore mund të çojnë në 7 vjet prapa hekurave në këtë vend.

FIFA ka paralajmëruar se do të merren masa të ashpra për të ndaluar seksin rastësor në turneun e këtij dimri në vendin arab.

Një burim i policisë në Mbretërinë e Bashkuar i tha Daily Star: “Seksi është jashtë menysë, përveçse nëse vini si një ekip burrë e grua.

Padyshim që nuk do të ketë ftesa “për një natë” në këtë turne.

Nuk do të ketë fare festa të tilla. Të gjithë duhet të mbajnë kokën në vend nëse nuk duan të rrezikojnë të ngecin në burg.

Në Kupën e Botës të këtij viti nuk do të ketë seks jashtë martese. Tifozët duhet të përgatiten" – tha burimi.

Seksi jashtë martesës dënohet deri në 7 vjet burg në vendin e Lindjes së Mesme.

Tifozët duhet të jenë të vetëdijshëm se megjithëse alkooli nuk është i paligjshëm në Katar, ka zero tolerancë për konsumimin në publik dhe të jesh i dehur në publik është një krim.

Ata duhet të dinë se përballen me dënimin me vdekje nëse kapen duke kontrabanduar kokainë në këtë pritës. FIFA është e vendosur t'i mbajë këto lojëra pa incidente. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Mike Pence të enjten në Tiranë

Ish-zv.presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence do të vizitojë Tiranën të enjten. Mësohet se Pence do të takohet me krerët më të lartë të ...

19:45

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46