Flash

Ish-gjenerali rus i kërkon Putinit: Dërgo raketat bërthamore në Kaliningrad

Lapsi.al 21 June 2022
Ish-gjenerali rus i kërkon Putinit: Dërgo raketat bërthamore

Rusia është zotuar se do të hakmerret kundër Lituanisë me masa që “do të kenë një ndikim serioz negativ në popullatën e këtij vendi” pasi ai bllokoi mallrat e sanksionuara nga BE për të arritur në enklavën ruse të Kaliningradit.

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev tha se Moska do t'i përgjigjet së shpejti masës së Lituanisë për të bllokuar dërgesat e qymyrit, metaleve, materialeve të ndërtimit dhe teknologjisë së avancuar nga Rusia në Kaliningrad.

“Me siguri që Rusia do t'i përgjigjet veprimeve të tilla armiqësore. Masat përkatëse janë duke u përpunuar në formatin ndërinstitucional dhe do të merren në të ardhmen e afërt. Pasojat e tyre do të kenë një ndikim serioz negativ në popullatën e Lituanisë” - citohet të ketë thënë Patrushev, një ish-spiun i KGB-së.

Paralajmërimi i Patrushev vjen pasi gjenerali rus në pension Evgeny Buzhinsky i kërkoi Putinit të dërgonte armë bërthamore në Kaliningrad. Ai i tha televizionit shtetëror rus se Perëndimi po “luan me zjarrin” pasi dërgesat e qymyrit, metaleve, materialeve të ndërtimit dhe teknologjisë së avancuar u ndaluan të hynin në territorin rus nëpërmjet shtetit anëtar të NATO-s, Lituanisë.

Buzhinsky tha se vendimi i Lituanisë për të ndaluar dërgimin e mallrave të sanksionuara në Kaliningrad, një port rus në Detin Baltik i rrethuar nga territori i BE-së, ishte një "kërcënim" për sigurinë kombëtare të Rusisë.

Lt-Gen Evgeny Buzhinsky told Russian state TV that the West is playing with fire after deliveries of coal, metals, construction materials and advanced technology were stopped from entering the Russian territory via NATO state Lithuania

Duke folur në kanalin televiziv shtetëror rus “Russia 1”, Buzhinsky tha se Perëndimi kishte motive të fshehta.

“Kjo është një lojë e vjetër për të na larguar nga Deti Baltik, një përpjekje për të bllokuar Kaliningradin dhe më në fund për të na e hequr atë nga ne. Ne duhet të ndërmarrim hapa shumë vendimtarë, duke filluar nga hapat diplomatikë".

Këto sipas tij përfshinin anulimin e njohjes sovjetike të pavarësisë së Lituanisë.

Putini duhet “të mohojë njohjen e Lituanisë në vitin 1991, të mohojë marrëveshjen me BE-në për Lituaninë, duke përfshirë kufijtë e tyre, dhe më pas ta ndërpresë Lituaninë nga energjia” - tha Buzhinsky.

"Dhe më në fund ne duhet të marrim masa ushtarake," - tha ai. Ai i kërkoi Kremlinit të merrte kontrollin e të ashtuquajturit korridori Suvalkovsky - rruga e furnizimit përmes Lituanisë nga aleati rus Bjellorusia.

Vladimir Putin 's allies have threatened Lithuania after the NATO country blocked EU-sanctioned goods from reaching the Russian exclave of Kaliningrad

“Ne duhet të zhvendosim në mënyrë demonstrative armët bërthamore në Kaliningrad... Duhet të bëjmë diçka. Ne duhet të forcojmë praninë tonë ushtarake në kufirin me Lituaninë, siç bëmë në dhjetor të vitit të kaluar dhe janar të këtij viti në kufirin me Ukrainën.

Thuaju amerikanëve, së pari përmes kanaleve konfidenciale, se ata po luajnë me zjarrin. Ju djema do të luani në fakt deri në pikën që Rusia nuk do të ndalet, sepse ky është një kërcënim për sigurinë tonë kombëtare, një përpjekje ndaj territorit tonë sovran. Bota do ta ndjejë atë. Gruri ukrainas do të duket si një shaka në krahasim me hapat tanë vendimtarë” – tha gjenerali.

Prezantuesi i TV pro-Putin, Yevgeny Popov më pas pyeti: “Me fjalë të tjera, kjo është një luftë me NATO-n?”

Buzhinsky u përgjigj: 'Po - çfarë të bëjmë tjetër? Përndryshe ata thjesht do të na mbytin. Nuk mund të ndalemi, përndryshe do të na privojnë nga Kaliningradi”.

The retired Russian general urged Vladimir Putin to send nuclear weapons to the Russian exclave of Kaliningrad after EU-sanctioned goods were blocked from reaching the territory. Pictured: Russia launches the Sarmat intercontinental ballistic missile in testing on April 20

Gjenerali Buzhinksy sulmoi gjithashtu gjeneralin britanik Sir Patrick Sanders, i cili mori komandën e forcave tokësore të Mbretërisë së Bashkuar këtë javë ku edhe bëri një thirrjë drejtuar trupave që të përgatiteshin për të luftuar dhe për të mposhtur forcat ruse në një Luftë të Tretë Botërore.

"Ai nuk e kupton se si rezultat i Luftës së Tretë Botërore, Britania do të pushojë fizikisht së ekzistuari. Ishulli do të zhduket, kështu që nuk e kam idenë se ku do të jetojnë ai apo pasardhësit e tij" - tha Buzhinsky.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov paralajmëroi se i gjithë besimi tani është zhdukur midis Perëndimit dhe Moskës.

"Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit nuk do të kthehen në nivelin e mëparshëm, sepse Moska nuk do t'u besojë kurrë më "partnerëve të tillë," - tha ai për MSNBC. "Do të jetë një krizë e gjatë, por ne nuk do t'i besojmë më Perëndimit" – shtoi ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Mike Pence të enjten në Tiranë

Ish-zv.presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence do të vizitojë Tiranën të enjten. Mësohet se Pence do të takohet me krerët më të lartë të ...

19:45

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46