Flash

U injektua edhe në Shqipëri/ Rusët manipuluan rezultatet e vaksinës së tyre anti-Covid

Lapsi.al 21 June 2022
U injektua edhe në Shqipëri/ Rusët manipuluan rezultatet e

Rusia duket se ka falsifikuar rezultatet e provave të vaksinës së saj kundër Covid. Një sasi e “Sputnik V” u injektua edhe në Shqipëri vitin e kaluar.

Është një ekip studiuesish në Australi dhe Singapor, të cilët analizuan studimin origjinal dhe kanë zbuluar se Kremlini ka sajuar të dhënat e efikasitetit të vaksinës.

Shkencëtarët rusë pohuan se vaksina “Sputnik V” prodhoi rezultate pothuajse identike në 5 grupmosha të ndryshme kur testimi u publikua vitin e kaluar.

Kjo ngjalli reagime mes ekspertëve për të cilët rezultatet ishin “shumë të mira për të qenë të vërteta”.

Tani studiuesit e kanë kryer provën përmes një modeli me 50 mijë persona. Ata zbuluan se mundësia për të pasur të njëjtin efikasitet në 5 grupmosha të ndryshme ishte vetëm 0.02%.

Vaksina “Sputnik V” u përfshi në polemika që kur Rusia njoftoi miratimin e saj në 2020. Dr. Kyle Sheldrick nga Universiteti i Uellsit të Ri Jugor i cili udhëhoqi analizat tha për MailOnline: "Ka shenja dhe shumë arsye për të menduar, se dikush mund të ketë manipuluar këto të dhëna pas përfundimit të studimit."

Researchers took the trial data and ran it through a simulation model 1,000 times to see how often each study could produce the same combination of results. They were unable to replicate the findings in 1,000 attempts

Qindra miliona njerëz mendohet se janë vaksinuar me Sputnik në mbarë botën përfshirë edhe Shqipërinë. Rreth 70 vende bënë porosi me vlerë deri në 7 miliardë paund përpara pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Sputnik që bazohet në të njëjtën teknologji adenovirus si AstraZeneca u vlerësua si 92% efektive në parandalimin e infeksionit simptomatik Covid. Kjo ishte e krahasueshme me vaksinat Moderna (94%) dhe Pfizer (95%) dhe dukshëm më e lartë se vaksina Astra Zeneca (75%).

The team were able to reproduce the Western vaccine results within two to four repetitions. For example, out of 1,000 tries, Moderna's results were replicated 511 times

Sheldrick dhe ekipi i tij analizuan provat klinike të fazës së tretë të të gjitha vaksinave të miratuara për Covid në Australi: Pfizer, Moderna, Astra Zeneca, Johnson & Johnson dhe Sputnik V.

Sipas studimit, vaksina ruse kishte një efikasitet prej 90% për moshat nga 18 në 30 vjeç, por më pas binte poshtë 75%.

Shkencëtarët rusë nga Instituti i Kërkimeve Gamaleya thanë se këto studime janë 'qesharake'. ©LAPSI.al

How did Sputnik's trial results compare to other jabs? Sputnik - which is based on the same adenovirus technology as AstraZeneca - was held up as being 92 per cent effective at preventing symptomatic Covid infection following the phase three trial. That was comparable with the Moderna (94 per cent) and Pfizer (95 per cent) vaccines and much higher than the AZ jab (79 per cent)

Të këshilluara

Mike Pence të enjten në Tiranë

Ish-zv.presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence do të vizitojë Tiranën të enjten. Mësohet se Pence do të takohet me krerët më të lartë të ...

19:45

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46