Flash

Berisha: Të bashkohemi për të rrëzuar regjimin

Lapsi.al 22 June 2022
Berisha: Të bashkohemi për të rrëzuar regjimin

“Të bashkohemi të gjithë në një front.” Kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha, i rikthyer në krye të Partisë Demokratike, gjatë një takimi me shoqërinë civile.

Berisha u ndal ndër të tjera, sipas tij, te kushtet e vështira ekonomike në të cilat ndodhet vendi. Ish-kryeministri tha se mënyra e vetme për t’u përballur me regjimin, siç e quan ai qeverinë, është bashkimi në një front i të gjitha partive opozitare. Berisha shtoi gjithashtu që PD është përgjegjëse, pasi gjatë këtyre viteve pranoi politikat anti-kombëtare.

“Sot në rast se ne studiojmë me vëmendje nismat dhe ligjet e qeverisë, ato kanë një synim të vetëm, largimin e shqiptarëve nga Shqipëria. Kishte deklaruar se deri në vitin 2029 nuk do të ketë taksa për profesionet e lira. Kthehet tani me një paketë fiskale ku i çon ata në falimentim.

Kjo është një politikë denatyruese për shqiptarët. Në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje. Çfarë duhet të bëjmë? Sikundër ju i kam shtruar vetes këtë pyetje mijëra herë. Arrijmë vetëm në një përgjigje: të bashkohemi në një front të përbashkët për të shpëtuar Shqipërinë. Të bashkohemi dhe të hidhemi në veprime. PD është përgjegjëse në një shkallë shumë të madhe për këtë rrokullisje. Me ineaktivitetin e saj ajo nuk arriti kurrë të shndërrohet në një forcë të madhe besimi. Në këto vite ajo nuk mbrojti interesin kombëtar. Ajo pranoi politika anti-kombëtare.

Sot në Ballkan kryeqytetet më me probleme janë Tirana dhe Prishtina. Tirana bëri gjithçka që ta paraqes Prishtinën si delen e zezë të Ballkanit. Dhe këtu u bihet borive. Ndaj këtij regjimi duhet një front. Ky regjim është i pasur, para të pafundme. Secili prej jush di raste ku eksponentë të tij kalojnë nga një zyrë në tjetrën me qese me para duke blerë njerëz. Regjimi nuk respekton asnjë ligj. Në këtë rrugë për tu përballur me regjimin u gjej bashkimin e të gjitha forcave opozitare dhe hartimin e një harte veprimesh që kam bindjen më të thellë do ta fitojmë betejën”, tha Berisha.

Të këshilluara

Zgjidhet drejtoresha e re e TOB

Abigela Voshtina zgjidhet drejtoreshë e TKOB duke zevendesuar Zana Celen. Ajo u zgjodh mes shtatë kandidaturave nga një komision i ngritur nga Ministria e Kultu...

16:43

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46