Flash

Skandali me pronat/ Prokuroria merr 2 mijë dosje nga Kadastra e Tiranës

Lapsi.al 22 June 2022
Skandali me pronat/ Prokuroria merr 2 mijë dosje nga Kadastra e

Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për skandalin e dëmtimit të dosjeve të pronave në Kadastër. Hetimet nisën pas deklaratës së kreut të këtij intutucioni për dosje të dëmtuara, fketë të grisura dhe të tjera të shtuara.

Mësohet se si pjesë e këtij hetimi organi i akuzës ka kërkuar administrimin e dokumentacionit nga Kadastra e Tiranës. Dyshimet janë se zyrtarë dhe ish-zyrtarë të institucionit të Kadastrës kanë shpërdoruar detyrën duke grisur dhe mbivendosur fletë në regjistrat e pronave tek zona në zhvillim në kryeqytet.

Prokuroria ka marrë nga institucioni të gjithë dokumentacionin që dyshohet se është manipuluar dhe që shkon në gati 2 mijë dosje. Bëhet me dije se pasi të kryhet analizimi i dokumentacionit, do të nisë edhe marrja në pyetje e zyrtarëve.

Lame e cilësoi situatën e regjistrave pronësorë në Tiranë si mjaft problematike. Sipas tij, nga 2342 regjistra pronash të Kadastrës së Tiranës, vetëm 250 ose 10% e tyre rezultojnë pa dëmtime.

Sipas Lames, në regjistrat e pronave në Tiranë ka gjithashtu me mijëra faqe bosh që u përkasin pronave shtetërore, por që nuk janë plotësuar në të shkuarën.

Ka reaguar pas këtyre deklaratave kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha që tha se në vitin 2013 në Kadastrën e Tiranës është lënë çdo gjë e digjitalizuar me certifikimin e Bankës Botërore, por qeveria po vjedh pronat e shqiptarëve.

"Në Kadastrën e Tiranës në 2013 çdo gjë në mënyrë absolute është lënë e digjitalizuar dhe ai me atë dëshmi që ka bërë, ka faktuar se është një kriminel i përmasave të paimagjinueshme. Lame zbuloi një projekt të këtyre hajdutëve në pushtet për tu vërsulur mbi pronat e qytetarëve shqiptarë, por jo, arkiva digjitale është intakte.

E certifikuar nga BB si një nga veprimtaritë më të suksesshme dhe është bërë në fakt nga një grup IT shqiptar. Fatmirësisht miqtë e mi ai kishte në epiqendër kadastrën e Tiranës, ai projekt. Nuk është e gjithë Shqipëria, kjo, është gjithçka digjitale” – tha Berisha.

Ndërsa kryeministri Edi Rama nuk ka reaguar ende. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zgjidhet drejtoresha e re e TOB

Abigela Voshtina zgjidhet drejtoreshë e TKOB duke zevendesuar Zana Celen. Ajo u zgjodh mes shtatë kandidaturave nga një komision i ngritur nga Ministria e Kultu...

16:43

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46