Flash

Meta nxjerr prapaskenat/ Çfarë i thashë Ramës për kufirin me Greqinë

Lapsi.al 22 June 2022
Meta nxjerr prapaskenat/ Çfarë i thashë Ramës për

Presidenti Ilir Meta thotë se çështja e marrëveshjes së kufirit detar me Greqinë është ndjekur gjithmonë me vëmendje nga institucioni që ai ka drejtuar. Ai thotë se ka qenë i hapur dhe bashkëpunues për një zgjidhje në respekt të Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në një intervistë në Fax News, Meta deklaroi se i ka thënë kryeministrit Edi Rama kur ishte edhe ministër i jashtëm të kërkojë një autorizim në rast se vendos të pranojë kërkesën e palës greke për një qasje politike.

“Është një çështje e ezauruar shumë qartë nga Institucioni i Presidencës. Presidenti ka qenë shumë i hapur dhe bashkëpunues për një zgjidhje në respekt të Kushtetutës tonë dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për këtë qëllim kemi dhënë edhe autorizimin për negociatat.

Me pas janë zhvilluar disa raunde negociatash dhe është kërkuar nga pala greke që të ketë një qasje politike, e cila nuk mund të bëhej nga negociatorët, sepse ata janë të mandatuar pikërisht për të zbatuar ligjin vendas dhe atë ndërkombëtar, si dhe për të negociuar në raport me ligjin.

Në këtë situatë unë i kam thënë zotit Rama, i cili ka qenë dhe ministër i Jashtëm, që nëse dëshiron ta zgjidhësh në këtë mënyrë, hajde kërko autorizimin dhe ta marrësh përsipër, sepse negociatorët nuk mund të bëjnë veprime të paligjshme.

Së dyti, ata nuk kanë ndonjë vullnet politik, përveç detyrës për të zbatuar ligjin dhe për t’iu referuar të Drejtës Ndërkombëtare dhe të drejtës tonë. Sepse në fund, ti je udhëheqësi i maxhorancës, ajo që do të negociohet do të shkoj në Parlament që të votohet. Por nesër mund të shkoj përsëri edhe në Gjykatë Kushtetuese, nëse dikush ankohet”, - tha Meta.

Megjithatë Meta deklaroi se Rama nuk kërkoi asnjëherë autrorizim edhe pse theksoi se ka kryer veprime që dalin në pah nga intervistat që ngrenë dyshime serioze mbi integritetin dhe qëllimet në raport me interesat e Shqipërisë.

“Dhe padyshim duhet ta marr përsipër Qeveria që ta mbroj këtë gjë. Ai asnjëherë nuk kërkoi një autorizim, kur është e qartë që ka bërë veprime, ato që marrim vesh më shumë nga pala greke nga intervistat që jepen, të paautorizuara, të cilat ngrenë dyshime serioze mbi integritetin dhe qëllimet e kësaj sjellje në raport me interesat e Shqipërisë.

Unë kam qenë dhe jam për një zgjidhje të ndershme, për një zgjidhje të drejtë, larg lojërave të dyfishta. Por kjo nuk mund të ndodhë kurrë jashtë transparencës dhe duke shkelur Kushtetutën e Shqipërisë”, - tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46