Flash

Po i krijohet grup parlamentar në burg, si e nxehën gazetarët Edi Ramën (FOTO)

Lapsi.al 30 March 2022
Po i krijohet grup parlamentar në burg, si e nxehën gazetarët Edi

Komunikimi i Edi Ramës me gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së nuk ishte i qetë. Nervozizmi i kryeministrit vihej re teksa nisën pyetjet se si është e mundur që një tjetër njeri nga radhët e tij përfundon në burg, ndërkohë që ai vetë refuzon ta pranojë se në fakt çështja e inceneratorëve është një aferë korruptive.

Ironia e gazetares Ambrozia Meta se kryeministrit po i formohet një grup i ri parlamentar brenda qelive, e nxehu akoma më tej Edi Ramën, aq sa me arrogancën që e karakterizon i tha asaj se nuk do t’i përgjigjet për 60 ditë. Kjo nuk është hera e parë që kryeministri përplaset me gazetarët.

E sotmja ishte e radhës kur ai është gjendur ngushtë për të mbuluar korrupsionin qeveritar dhe një tjetër njeri të tij që pritet të përfundojë në qeli. Fotot më poshtë të shkrepura pikërisht në momentin kur Rama u iku gazetarëve flasin më shumë se çdo fjalë tjetër për gjendjen e kryeminstrit sot. Justifikimi bajat se përgjegjësia është personale dhe se ai nuk ka dijeni fare për cfarë bëjnë të emëruarit e tij, nuk bind më askënd. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Lufta rrit popullaritetin e Putin në Rusi

Shkalla e pëlqimit të rusëve për Presidentin Vladimir Putin arriti në 83%, nivelin më të lartë në vitet e fundit. Të dhënat dalin në një sondazh të instituti...

21:30

Arsyet pse ndiheni ndryshe pas seksit

Ka shumë arsye pse njeriu mund të ndihet jo rehat, pas seksit! Sipas psikoterapistes Dr. Jenn Mann ne e përjetojmë këtë sindromë kur jemi të emocionuar për d...

21:06

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI