Flash

Mercenarë shqiptarë në Ukrainë/ Thirret urgjentisht në MPJ ambasadori rus

Lapsi.al 18 February 2022
Mercenarë shqiptarë në Ukrainë/ Thirret urgjentisht në

Ministria për Punë të Jashtme dhe Europën ka hedh poshtë sot lajmet e botuara ne mediat ruse, por edhe të përmenduar nga ministri i jashtëm Sergei Lavrov se mercenarë shqiptarë janë angazhuar në Ukrainë.

Në një njoftim të ministrisë së jashtme në Twitter thuhet se këto janë lajme të pavërteta ndaj është thirrur në takim ambasadori rus në TIranë të cilit i është kërkuar të bëjë një përgënjeshtrim.

“MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e "mercenarëve shqiptarë" në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit” – thuhet në njoftim.

Më herët, Sergery Lavrov ministër i punëve të jashtme të Rusisë tha në një intervistë për televizionin Russia Today, se “kemi informacione që sugjerojnë se mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja po rekrutohen për tu dërguar në zonën e Donbass”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Merr flakë restoranti në Vlorë

Pasditen e kësaj të premteje, një restorant në zonën e Radhimës në Vlorë është përfshirë nga flakët. Sipas raportimeve për mediat, mësohet se janë shënuar ve...

18:03

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI