Flash

Deklaratat e Lavrov, Majko i kërkon shpjegim ambasadës ruse në Tiranë

Lapsi.al 18 February 2022
Deklaratat e Lavrov, Majko i kërkon shpjegim ambasadës ruse në

Pandeli Majko ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov i cili u shpreh se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje Hercegovina po rekrutohen për t’u dërguar në Donbas, krahinën e Ukrainës të ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.

Majko përmes një postimi në “Facebook” kërkon që të ketë një shpjegim për këtë deklarata nga ana e ambasadës ruse në Tiranë.

“Sergei Lavrov, Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse ka bërë sot një deklarim të paprecedentë për “mercenarë” shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët po dërgohen në zonën e Donbasit në Ukrainë. https://sputniknews.com/…/russia-has-info-that-mercs…

Përpara se Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë të japë shpejgime (në se do ta bëjë)… Kanali Televiziv WION i Indisë ka bërë një kronikë të vecantë për “hartën” e përkatësisë nacionale të vullnetarëve që kanë shkuar për të ndihmuar Ukrainën. https://www.youtube.com/watch?v=Z37HAQTdolo

Njeriu i mençur e bën menjëherë atë çfarë budallai e bën në fund! (Makiavel)”, shkruan Majko.

 

Të këshilluara

Diplomacia e zbehtë ekonomike e Kosovës

Në 14 vjet të shtetësisë, Kosova nuk ka arritur të ndërtojë një “diplomaci ekonomike”, që do t’i përfaqësonte dhe promovonte prodhimet e saj në tregjet ndërkomb...

14:16

Pogradec, vetëvaret i riu (Emri)

Një ngjarje tragjike është shënuar në Pogradec, ku një i ri i ka dhënë fund jetës duke i vetëvarur. Mësohet se viktima është rreth 30-32 vjeç dhe quhet Eri J...

16:52

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI