Flash

Vettingu, KPA rrëzon kërkresat paraprake të prokurorit Bujar Memia

Lapsi.al 18 February 2022
Vettingu, KPA rrëzon kërkresat paraprake të prokurorit Bujar

Kolegji i rrëzoi edhe kërkesat paraprake për plotësimin e dokumenteve nga KLP dhe ILD, lidhur me procedurën për masën disiplinore ndaj prokurorit të Krujës, Bujar Memia dhe vendosi të shtyjë seancën për të zhvilluar debatin gjyqësor mbi themelin e ankimit ndaj vendimit të shkarkimit.

Nga Edmond Hoxhaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të premten më 18 shkurt, të rrëzojë dy kërkesa të prokurorit të Krujës, Bujar Memia, gjatë shqyrtimit në seancë publike të ankimit të këtij subjekti ndaj vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP për shkarkimin nga detyra.

Kërkesa e parë ishte ajo e mbartur nga seanca paraardhëse e zhvilluar të enjten më 17 shkurt, kur Memia kërkoi ndër të tjera çmuarjen e pavlefshëm të aktit të përfaqësimit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD, mbi kërkesën e të cilit u bazua KLP për shkarkimin e Memisë.

Kryetarja e trupës së Kolegjit Albana Shtylla sqaroi se trupi gjykues nuk arriti ‘shumicën e kërkuar’ dhe për këtë arsye është vendosur rrëzimi i kësaj kërkese. Në seancën e të enjtes u rrëzua kërkesa për t’u shprehur mbi gjykatën kompetente për shqyrtimin e ankimit.

Këshilli i Lartë Prokurorisë e shkarkoi në 31 mars 2021, nga detyra prokurorin Bujar Memia, pas kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për shkak të qëndrimit të tij pasiv ndaj vendimeve të gjykatës për lirimin me kusht të dënuarve për vepra të rënda penale, Ilir Paja dhe Hekuran Billa. Ky i fundit u ekzekutua pak kohë pas lirimit, më 11 qershor të 2020-ës.

Memia paraqiti një kërkesë të re paraprake nëpërmjet avokatit të tij, Anteo Papa i cili pretendoi se KLP dhe ILD nuk kishin vendosur në dispozicion të gjithë aketet e referuara. Papa pretendoi se mungonte një relacion i relatores së çështjes së Memisë në KLP, anëtares Esmeralda Keshi; transkiptet dhe audiot e mbledhjeve të Komisionit Disiplinor të KLP-së; si dhe deklarimi i mungesës së konfliktit të interesit nga ana e anëtarëve të këtij komisioni. Po ashtu, Papa këmbënguli se nuk ishte vendosur në dispozicion as procesverbali i votimit për marrjen e vendimit.

Papa vërejti se mungonin edhe dokumentet se si ILD kishte marrë dijeni për çështjet, pasi sipas tij nuk egzistojnë shkresa. “Si komunikuan, në telefon?, pyeti avokati i Memisë dhe kërkoi që të merren edhe këto dokumente me qëllim hetimin e veprimtarisë së KLP-së dhe ILD-së.

Përfaqësuesi i KLP-së deklaroi se ky institucion nuk dispozon akte të tjera veç fashikullit që i ka përcjellë Kolegjit dhe që sipas tij përfshin të gjitha aktet e dërguara nga ILD-ja dhe ato të prodhuara nga KLP-ja. Ndërsa përfaqësuesja e ILD-së deklaroi se ishte e qartë se si ishin administruar aktet në procedimin disiplinor.

Gjatë shpjegimeve të përfaqësuesve të këtyre institucioneve Papa ndërhyri duke kërkuar të vendoseshin në dispozicion dokumentet që sipas avokatit ka qenë një detyrim ligjor për t’u prodhuar, por atij ju tërhoq vëmendja nga Kolegji.

Trupi gjykues vendosi të rrëzojë edhe këtë kërkesë paraprake të ankuesit, ndërsa shtyu seancën plenare për të zhvilluar debatin gjyqësor mbi themelin e ankimit për në datën 15 mars, ora 10:00./ BIRN

Të këshilluara

Merr flakë restoranti në Vlorë

Pasditen e kësaj të premteje, një restorant në zonën e Radhimës në Vlorë është përfshirë nga flakët. Sipas raportimeve për mediat, mësohet se janë shënuar ve...

18:03

Diplomacia e zbehtë ekonomike e Kosovës

Në 14 vjet të shtetësisë, Kosova nuk ka arritur të ndërtojë një “diplomaci ekonomike”, që do t’i përfaqësonte dhe promovonte prodhimet e saj në tregjet ndërkomb...

14:16

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI