Flash

Basha nis fushatën në Rrogozhinë: Me SHBA dhe BE në krah, kemi shënuar fitoret më të mëdha

Lapsi.al 18 February 2022
Basha nis fushatën në Rrogozhinë: Me SHBA dhe BE në krah,

Lulzim Basha hapi zyrtarisht fushatën elektorale në Rrogozhinë për zgjedhjet lokale të 6 marsit. Gjatë fjalës së tij ai tha se me SHBA dhe BE në krah janë shënuar fitoret më të mëdha për shqiptarët

Pjesë nga fjala e kreut të PD Lulzim Basha:

"Këta që janë prapa hekurave dhe këta që do të shkojnë prapa hekurave, blenë vota edhe me paratë e inceneratorëve, por aspiratën për ndryshim nuk e ndalin dot. Dhe aspiratën e shqiptarëve për demokraci nuk e ndalin dot. Ndaj të dy komisionet, komisioni i reformës zgjedhore dhe komisioni i reformës territoriale janë sot realitet. Jo sepse në atë parlament ne kemi numra, se ju e dini që nuk i kemi, jo se nuk na i dhanë shqiptarët, por na i mori masakra zgjedhore. Por se kemi kombinuar këto faktorë pra, opinionin publik shqiptar, vullnetin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, përfshi edhe ata që i kemi pasur kundërshtarë politik, dhe faktorin tjetër, pa të cilin ky vend nuk bën përpara, që është aleanca strategjike me SHBA dhe me Bashkimin Europian. Me ta në krah, kemi shënuar fitoret më të mëdha politike, me ta në krah kemi shënuar arritjet më të mëdha për shqiptarët, me ta do ta hedhim prapa këtë kohë të mbrapshtë dhe do të kemi sëbashku, një horizont të ri. Një horizont të ri shprese për këdo , edhe për fermerin më të pashpresë, që në këtë muzg, në tokat më të largëta të Rrogozhinës, edhe për qytetarët në qendër të kryeqytetit, edhe për ata që mendojnë të largohen apo po bëhen gati të largohen, edhe për ata që janë larguar dhe mendjen e kanë këtu, ne do ta rikthejmë shpresën", tha Basha.

Të këshilluara

Diplomacia e zbehtë ekonomike e Kosovës

Në 14 vjet të shtetësisë, Kosova nuk ka arritur të ndërtojë një “diplomaci ekonomike”, që do t’i përfaqësonte dhe promovonte prodhimet e saj në tregjet ndërkomb...

14:16

Pogradec, vetëvaret i riu (Emri)

Një ngjarje tragjike është shënuar në Pogradec, ku një i ri i ka dhënë fund jetës duke i vetëvarur. Mësohet se viktima është rreth 30-32 vjeç dhe quhet Eri J...

16:52

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI