Flash

Meta zbulon çfarë do të bëjë pasi të lërë presidencën

Lapsi.al 18 February 2022
Meta zbulon çfarë do të bëjë pasi të

Presidenti Ilir Meta thotë se pas mbarimit të mandatit në muajin korrik do të futet fuqishëm në politikë duke forcuar opozitën.

"E ardhmja ime politike do u përgjigjet interesave që ka vendi dhe do të jem në lartësinë e këtyre kërkesave. Unë do jem jashtëzakonisht aktiv në politikë dhe vendi ka nevojë për fuqizimin e opozitës.

Mendoj se problemi i kryesor është rikthimi i sovranitet të popullit ndaj politikës dhe institucioneve. Deri tani prioriteti im kryesor ishte integrimi në BE, tani 30 vitet e ardhshme do forcojë opozitën", - tha Meta në një intervistë në Report TV.

Meta pranoi se nëse opozita do të fitonte më 25 prill do të kërkonte një mandat të dytë.

"Jam optimist që do të ketë një mandat të dytë por pas 25 viteve. Nëse së do të kishte fituar opozita do të kisha dashur një mandat të dytë pasi nuk do të rikthehesha në politikë dhe do të kisha forcuar rolin e presidentit në Kushtetutë për presidentët e tjerë në të ardhmen jo për vetë, pasi presidenti është garant i shtetit për babëzinë e pushtetit që cenon interesat kombëtare.

Për fat të keq Kushtetuta e ka lënë pa instrumentet e duhura Presidentin për të mbrojtur shtetin dhe interesat e qytetarëve", - tha Meta që shtoi se me Ramën në krye të qeverisë nuk do të pranonte një mandat të dytë.

“E pamundur nga unë për ta pranuar” – tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Diplomacia e zbehtë ekonomike e Kosovës

Në 14 vjet të shtetësisë, Kosova nuk ka arritur të ndërtojë një “diplomaci ekonomike”, që do t’i përfaqësonte dhe promovonte prodhimet e saj në tregjet ndërkomb...

14:16

Pogradec, vetëvaret i riu (Emri)

Një ngjarje tragjike është shënuar në Pogradec, ku një i ri i ka dhënë fund jetës duke i vetëvarur. Mësohet se viktima është rreth 30-32 vjeç dhe quhet Eri J...

16:52

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI