Flash

Operacioni “Flamuri i rremë”/ Lëvizja e parë e Rusisë për të pushtuar Ukrainën

Lapsi.al 18 February 2022
Operacioni “Flamuri i rremë”/ Lëvizja e parë e

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar vazhdimisht se Rusia mund të kryejë një operacion të njohur si “Flamuri i rremë” për t'i dhënë asaj një pretekst për të nisur një operacion ushtarak në Ukrainë.

Por çfarë është ky operacion?

Operacionet e “flamurit të rremë” janë ato që kryhen me qëllimin për të maskuar përgjegjësit e sulmit ose për t’i dhënë mundësi sulmuesit që të fajësojë dikë tjetër.

Ky term e ka origjinën nga lufta detare në shekullin e 16-të, kur anijet (fillimisht ato të piratëve) mbanin flamujt e kombeve të tjera për të pasur elementin e befasisë përpara sulmit.

Prej asaj kohe, ka pasur shumë shembuj të operacioneve të “flamurit të rremë” në histori.

Në incidentin e Mukdenit të vitit 1931, agjentët japonezë sabotuan një pjesë të hekurudhës për t'i pasur pretekstin e pushtimit të Mançurisë.

8 vjet më vonë, agjentët gjermanë shpikën një sulm në një stacion radioje përgjatë kufirit polak më 31 gusht 1939. Ata qëlluan civilë të vdekur duke i veshur ata me uniforma polake.

Incidenti u përdor më vonë si një pretekst që forcat gjermane të pushtonin Poloninë, duke shënuar fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

Zyrtarët rusë kanë mohuar vazhdimisht pretendimet e SHBA-së se planifikojnë një operacion të ngjashëm për të lejuar pushtimin e Ukrainës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Merr flakë restoranti në Vlorë

Pasditen e kësaj të premteje, një restorant në zonën e Radhimës në Vlorë është përfshirë nga flakët. Sipas raportimeve për mediat, mësohet se janë shënuar ve...

18:03

Diplomacia e zbehtë ekonomike e Kosovës

Në 14 vjet të shtetësisë, Kosova nuk ka arritur të ndërtojë një “diplomaci ekonomike”, që do t’i përfaqësonte dhe promovonte prodhimet e saj në tregjet ndërkomb...

14:16

Pogradec, vetëvaret i riu (Emri)

Një ngjarje tragjike është shënuar në Pogradec, ku një i ri i ka dhënë fund jetës duke i vetëvarur. Mësohet se viktima është rreth 30-32 vjeç dhe quhet Eri J...

16:52

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI