Ish-kryeministri Sali Berisha tha se gjatë që piu kafe në selinë e PD-së, kishte parë aty vrasës, pengmarrës e fondamentalistë dhe se Basha përherë ka pasur qëndrime të zbutura ndaj bandave.
“Ka njerëz të armatosur në seli, ka foto për këtë. Ne shkojmë në selinë që na takon neve paqësisht, kush përdor dhunë është punë e tij pastaj, por ne shkojmë absolutisht paqësisht. Ne jemi lëvizje paqësore.
Shikoni çfarë ndodhi? Unë sot shkova të pi një kafe me gazetarët te selia e PD. Nuk u dhashë dot kafe gazetarëve në fund të vitit. I them pronarit, të lutem shumë këtyre mercenarëve që mban ai atje, këtyre mos iu shërbej se ata do shkojnë në shtëpinë e tyre e jo të rrijnë këtu për vepra të zeza.
Dal unë kur dëgjoj aty emër që unë nuk e kisha takuar kurrë në jetën time. Pyeta kush ishte dhe më thanë "e kishe në kafe". Qëndrimi i Bashës ndaj bandave ka qenë i heshtur.
Një gjë është e sigurt, në selinë e PD aktualisht ka vrasës me emër dhe mbiemër. Në selinë e tij ka pengmarrës me emër dhe mbiemër.
Në selinë e tij ka fondamentalistë me emër e mbiemër e këto janë të sigurta. Ne nuk shkojmë për të përdorur dhunë, por nëse ata përdorin dhunën, do merrnin vendim shumë të gabuar”, - deklaroi Berisha.