Shifrat e 24 orëve të fundit të pandemisë në vendin tonë kishin një lajm të mirë dhe një lajm të keq.
Lajm i keq ishte se kjo e premte shënoi një tjetër rekord infektimesh me covid.
Për herë të parë që nga nisja e pandemisë u raportuan 1781 persona të infektuar të rinj në 24 orë.
Lajmi i mirë në raportimin e Ministrisë së Shëndetësisë ishte se zyrtarisht në në 24 orët që lamë pas nuk kishte pasur viktima nga covid.
Por këtë lajm të mirë e ka prishur ministria e Shëndetësisë që edhe pse nuk ka pasur viktima, u ka shprehur ngushëllime familjarëve.
“Në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete me SARS-COV2 pozitiv. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve,” - thuhet në njoftimin e ministrisë. ©LAPSI.al