Flash

Protesta/ Basha: Berisha ka mobilizuar kriminelë e trafikantë për dhunë

Lapsi.al 7 January 2022
Protesta/ Basha: Berisha ka mobilizuar kriminelë e trafikantë për

Në një deklaratë për shtyp një ditë para protestës së thirrur nga paraardhësi i tij, kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi se Sali Berisha ka mobilizuar kriminelë e trafikantë për dhunë. Kreu i demokratëve tha se PD ka marrë masa “të përballet dhe tu tregojë vendin me fuqinë e ligjit agresorëve që nuk kanë asnjë lidhje me PD dhe misionin e saj”. Basha iu bëri thirrje demokratëve të rrinë larg skenarëve të dhunës që sipas tij duan destabilizim dhe shkatërrimin e PD-së.

Pjesë nga deklarata:

Tani situata është e qartë.

Përplasje mendimesh po.

Liri shprehje po.

Liri zgjedhjesh dhe garë po.

Në respekt të dinjitetit të secilit dhe normave të etikes demokratike e njerëzore.

Përplasje të tjera nga ato që ka ndërmend Sali Berisha dhe skenaristët e të ashtuquajtures protestë para selisë së PD-së nuk ka e nuk duhet të ketë.

Demokratëve u bëj thirrje tu rrinë larg skenarëve të dhunës që duan destabilizim dhe shkatërrimin e PD-së.

Sepse edhe tani Sali Berisha po ju gënjen, manipulon dhe mashtron.

Ai kërkon ti përdorë demokratët si fasadë, sepse nesër ai ka mobilizuar kriminelë e trafikantë për dhunë. Unë e di fare mirë se demokratët janë kundër dhunës por kjo është mënyra e tij e vetme. Dhuna eshte streha e tij e fundit.

PD ka marrë masa të përballet dhe tu tregojë vendin me fuqinë e ligjit agresorëve që nuk kanë asnjë lidhje me PD dhe misionin e saj.

Shqipëria nuk mund të turpërohet duke prodhuar një ngjarje të shëmtuar antiamerikane në selinë e PD-së dhe as demokratët nuk ja kanë borxh Sali Berishës kundërvënien përballë njëri tjetrit që ai nxit dhe provokon prej dëshpërimit të tij.

PD nuk mund ta mbajë e nuk ka për ta mbajtur këtë turp.

Demokratëve, mbeshtetësve të mi, mbështetësve të forumeve të PD-së, kritikëve të mi, kundështarëve dhe rivalëve të mi ju them të qendrojmë të bashkuar përballë regjimit të Edi Ramës, përballë skenarëve të dhunës e shkatërrimit të PD-së.

Dua të përsëris se ndërsa nuk jam më i hapur për asgjë ndaj personit të shpallur non grata, që ka venë hallin e tij, mbi interesat e demokratëve dhe të Shqipërisë,

jam i gatshëm të dëgjoj dhe po dëgjoj, po reflektoj e do të vazhdoj të reflektoj me qëndrime e vendime demokratike ndaj kritikave, kundështimeve, kërkesave dhe propozimeve që forcojnë bashkimin tonë në diversitet, që sherbejnë për modernizimin e Partisë Demokratike dhe fitoren e saj.

Kjo është e ardhmja që demokratët kanë zgjedhur, kjo do të jetë e ardhmja e Partisë Demokratike!

Falemnderit!

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI