Flash

Basha nuk tërhiqet: Berisha do të vijë me kriminelë, demokratët mos t'i bashkohen!

Lapsi.al 7 January 2022
Basha nuk tërhiqet: Berisha do të vijë me kriminelë,

Lulzim Basha u bëri thirrje demokratëve të mos i bashkohen nesër protestës që ka thirrur Sali Berisha për të marrë selinë. Basha tha se selia e PD nuk do të kthehet në një arenë vetëgjyqësie për interesat e Berishës dhe se ai ka thirrur kriminelë për të sulmuar selinë.

"Selia është e demokratëve pa dallim, është shtëpia e lirisë, e mendimit të lirë, shtëpia e bashkimit rreth interesit që na bashkon të gjithëve, pro meje apo kundër meje, që është largimi një orë e më parë i qeverisë se rekordeve të zeza të Edi Ramës.

Por kjo seli nuk është e nuk do te jetë han mesjetar  ku mund të hyjnë duke u kapardisur eksponente te botës së  trafiqeve  dhe krimit, apo të merret peng nga  ish zyrtarë të korruptuar të qeverisë së PD-së.

Selia e PD-se nuk do të jetë arenë vetëgjyqësie  për interesat e Sali Berishes.

Tani situata është e qartë.

Përplasje mendimesh po.

Liri shprehje po.

Liri zgjedhjesh dhe garë po.

Në respekt të dinjitetit të secilit dhe normave të etikes demokratike e njerëzore.

Përplasje të tjera nga ato që ka ndërmend Sali Berisha dhe skenaristët e të ashtuquajtures protestë  para selisë së PD-së nuk ka e nuk duhet të ketë.

Demokratëve u bëj thirrje tu rrinë larg skenarëve të dhunës që duan destabilizim dhe shkatërrimin e PD-së.

Sepse edhe tani Sali Berisha po ju gënjen, manipulon dhe mashtron.

Ai kërkon ti përdorë demokratët si fasadë, sepse nesër ai ka mobilizuar kriminelë e trafikantë për dhunë. Unë e di fare mirë se demokratët janë kundër dhunës por kjo është mënyra e tij e vetme. Dhuna eshte streha e tij e fundit. PD ka marrë masa të përballet dhe tu tregojë  vendin me fuqinë e ligjit agresorëve që nuk kanë asnjë lidhje me PD dhe misionin e saj.

Shqipëria nuk mund të turpërohet duke prodhuar një ngjarje të shëmtuar antiamerikane në selinë e PD-së dhe as demokratët nuk ja kanë borxh Sali Berishës kundërvënien përballë njëri tjetrit që ai nxit dhe provokon prej dëshpërimit të tij.

PD nuk mund ta mbajë e nuk ka për ta mbajtur këtë turp" u shpreh Basha.

https://www.youtube.com/watch?v=0uQnBmAMzt4

Të këshilluara

Sali Berisha shkon në selinë e PD

Sali Berisha rikthehet në selinë e Partisë Demokratike. I shoqëruar nga Klevis Balliu, Tritan Shehu, Flamur Noka, Edmond Spaho, Gent Strazimiri, Floriana Garo e...

13:20

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI