Flash

As gazetarët nuk lejohet të futen në PD, Gazment Bardhi mbyll dyert e blinduara

Lapsi.al 7 January 2022
As gazetarët nuk lejohet të futen në PD, Gazment Bardhi mbyll

As gazetarët nuk lejohen të futen në Partinë Demokratike. Pas pamjeve që u publikuan një ditë më parë, ku në korridoret e selisë së PD-së janë vënë re dyer të blinduara, saldatriçe dhe mjete të tjera, gazetarët i kërkuan Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së të lejohen për t'u futur brenda në selinë blu, por ai e ka mohuar këtë mundësi.

"Është fakt i njohur publik që në selinë qëndrore janë duke u bërë punime nga më të ndryshmet. Në përgjegjësinë që na kanë mundësuar demokratët është detyra jonë të marrim masat për të shmangur çdo mundësi përplasjeje mes demokratëve. Nuk mundemi ne që meqë Berisha ka humbur arsyen dhe bën thirrje për gjakderdhjen e demokratëve, ta lejojmë që t'ia bëjë këtë dhuratë Edi Ramës. Nuk ka asnjë derë të blinduar të asnjë zyre në selinë qëndrore të PD. Çdo zyrë ka të njëjtat dyer dhe dritare që ka pasur gjithmonë, asnjë nuk është përforcuar me hekur. E vetmja derë e përforcuar me hekur është ajo ku janë panelet elektrike" tha Bardhi.

Por megjithëse gazetarët i kanë kërkuar Gazment Bardhit t'i lejojë me ngulm të futen në selinë e PD, për të verifikuar çfarë po ndodh aty, ai tha se nuk është në interes të mediave ngjyra e mureve të selisë së PD-së.

Një ditë më parë gazetari i Syri Tv hyri nga dritarja e banjës në PD dhe filmoi dyert e blinduara që po saldoheshin në korridoret e selisë blu.

https://www.youtube.com/watch?v=3Dkftj1X6DM

Të këshilluara

Sali Berisha shkon në selinë e PD

Sali Berisha rikthehet në selinë e Partisë Demokratike. I shoqëruar nga Klevis Balliu, Tritan Shehu, Flamur Noka, Edmond Spaho, Gent Strazimiri, Floriana Garo e...

13:20

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI