Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar në aksin Shkodër-Velipojë. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, pranë Bërdicës. Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.