Flash

Kapet “skifteri” i vilave e bizneseve në autostradën Tiranë-Durrës

Lapsi.al 7 January 2022
Kapet “skifteri” i vilave e bizneseve në autostradën

Policia ka arrestuar një 30-vjeçar pasi e akuzon për vjedhje të vilave dhe bizneseve në autostradën Tiranë-Durrës. I arrestuari është Altin Koçeku., 30 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Autostrada”, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Më herët për gjatë operacionit të policisë të zhvilluar më 12 dhjetor u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë.

Konkretisht në pranga më 12 dhjetor ranë:

– Ilir (Mikel) Boja, 47 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”; Elton Tafa (Beu), 39 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe Egzon Mhilli (Murati), 27 vjeç.

Këta 3 shtetas, janë arrestuar në kushtet e flagrancës gjatë kohës që ishin duke kryer një vjedhje në një subjekt tregtar në autostradë.

Në vijim të veprimeve, u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tyre, shtetasit K. A. (M)., 32 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”; F. D. (P.) 25 vjeç, si dhe u proceduan penalisht për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, shtetasi Z. T., 58 vjeç dhe shtetasja L. Sh., 38 vjeçe.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 7 rasteve të vjedhjeve dhe tentativa vjedhjesh të kasafortave në biznese, konkretisht:

* Më datë 06.06.2021, në Kodër Mëzes, në një firmë, dyshohet se kanë vjedhur kasafortën me një shumë parash;

* Më datë 12.08.2021, në autostradën Tiranë-Durrës, dyshohet se kanë vjedhur disa pajisje topografike;

* Më datë 18.08.2021, në një qendër tregtare, dyshohet se kanë vjedhur kasafortën e magazinës ku kanë marrë një shumë parash;

* Më datë 30.08.2021, në një firmë dyshohet se kanë vjedhur një shume parash;

* Më datë 17.03.2021, në rrugën “Vangjel Noti”, dyshohet se kanë vjedhur disa medikamente mjekësore në një firmë;

* Më datë 26.11.2021, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin kasafortën në një firmë.

Ndërkohë, nga hetimet e kryera, rezulton se njëri nga këta shtetas, konkretisht shtetasi K. A. (M)., në bashkëpunim me shtetas të tjerë të paidentifikuar, në një banesë në zonën e Gjirit të Lalëzit, dyshohet se ka vjedhur një sasi parash.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI