Flash

Berisha i përgjigjet Bashës: Koha jote mbaroi. Je “non grata” për demokratët

Lapsi.al 7 January 2022
Berisha i përgjigjet Bashës: Koha jote mbaroi. Je “non

“Lulzim Brava nen panik dhe i barrikaduar ne bunkerin e tij beri nje konference shtypi pa gazetare dhe kamera brenda! Ky eshte politikani i vetem ne bote qe del dhe flet me vete pasi askush nuk e beson më!”

Kështu e nis ish-kryeministri Sali Berisha reagimin e tij në rrjetet sociale pas deklaratës për mediat që bëri nga selia blu, kryetari Lulzim Basha.

“Basha mund te deliroje dhe te mashtroje se ai ka mbeshtetjen e 95% te shqiptareve, 99% te amerikaneve dhe 110% te evropianeve por askush nuk e kupton dot perse nje politikan qe pretendon qe ka shumicen e dy kontinenteve, mbyllet me hekura dhe beton ne nje bunker!” – u përgjigjet Berisha akuzave të Bashës se nuk do të merret me një person “non grata”.

Berisha shfrenon fjalorin me një sërë epitetesh për Bashën të cilin e quan “një mashtrues të paskrupullt që nuk njeh asnjë normë, parim apo standart, as politik e as moral!”

Basha i tha Berishës se “kur është mjaft, është mjaft”, por ish-kreu i PD ia kthen: “Koha e tij mbaroi. Sot i madh e i vogel brenda dhe jashte Shqiperise e ka te qarte qe Lulzim Basha eshte non grata per te gjithe demokratët”.

Berisha i dërgon edhe një mesazh për atë që do të ndodhë të shtunën.

“Neser eshte dita e lirise dhe fundi i pengut te pabese qe ka 8 vjet qe pasurohet mbi djersen, vuajtjet dhe humbjet e demokrateve. Koha eshte e demokrateve. Neser eshte festa dhe fitorja e tyre!” – e mbyll Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI