Flash

Dorëhiqet pas 24 vitesh roja historik i selisë së PD: Bëni mirë të...

Lapsi.al 7 January 2022
Dorëhiqet pas 24 vitesh roja historik i selisë së PD: Bëni

Selia e Partisë Demokratike pritet të jetë në qendër të vëmendjes të shtunën e 8 janarit.

Nga brenda dhe në shkallët e saj janë hedhur akuza të forta gjëtë gjithë këtyre muajve, por protesta e thirrur nga Berisha pritet të vërë për herë të parë demokratët përballë njëri – tjetrit.

Një reflektim për këtë situatë duket se e ka bërë personi që nuk pritej.

Pëllumb Matraku, roja që qëndron në hyrje të selisë blu prej gati 24 vitesh ka vendosur të largohet. Arsyet i ka dhënë në një mesazh në Facebook.

“Kam punuar 24 vite në PD. Jam shumë krenar që kam punuar me profesor doktor Sali Berishën. Në 2 legjislaturat e fundit kam punuar me Lulzim Bashën. I jam shumë mirënjohës.

Sot (të mërkurën) bëra një largim para kohe sepse nuk më pëlqejnë disa reagime mes demokratësh. Bëni mirë të gjeni gjuhën, mos i bëni qejfin të tjerëve”, - shkruan Matraku. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI