Flash

Berisha: Bashën do ta nxjerrim nga zyra butësisht

Lapsi.al 7 January 2022
Berisha: Bashën do ta nxjerrim nga zyra butësisht

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se protesta e 8 janarit në Partinë Demokratike do të jetë paqësore. Ai pranoi se protesta do të kërkojë të hapë dyert e selisë blu. Nëse do të arrihet të të hyhet brenda, Berisha thotë se Bashën do ta nxjerrin paqësisht dhe butësisht nga zyra.

“Bashën do ta shoqërojmë miqësisht dhe butësisht. Garda nuk ka asnjë tagër që ta mbrojë. Ky është favori që i bën Edi Rama. Ai nuk është më kryetari i Partisë Demokratike. Nëse deputeti Lulzim Basha është i kërcënuar, Edi Rama është i detyruar ta mbrojë me policë dhe jo me Gardën. Ai është i shkarkuar. E njeh vetëm Edi Rama se bën pluralizmin “fake” – tha Berisha në Syri Tv. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI