Flash

Berisha e thotë troç: Nesër do hapim dyert e PD me të gjitha mjetet

Lapsi.al 7 January 2022
Berisha e thotë troç: Nesër do hapim dyert e PD me të

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se të shtunën do të hapen dyert e Partisë Demokratike.

“Nesër do të vendoset parimi, shumica vendos. Do jetë protestë e fuqishme paqësore. Në mënyrë kategorike nuk pranojmë asnjë akt dhune.

Hapja e derës nuk është dhunë. Nëse dikush të mbyll derën e shtëpisë. Çfarë do të bësh? Do shtysh derën. Unë po shkoj të hap dyert e shtëpisë time. Ku po shkoj? Te dera e shtëpisë së kundërshtarit tim, Edi Ramës? Jo. Po shkoj në shtëpinë time.

Nëse e gjen derën e mbyllur do ta hapësh. Do përdoren gjëra për të hapur dyert. Asnjë qime floku nuk do t’i preket kujt. Nuk është gjykata që legjitimon kryetarët e partive.

Basha po e mban me dhunë selinë. Po e mban me banditë. Po e mban me mercenarë. Ne kemi dokumente që ata kanë kërcënuar... Zëdhënësit më afërt të tyre kanë thënë që do ketë viktima dhe do të ketë përgjakje.

Po. Ne dyert do t’i hapim. Po i hapi Basha ne nuk do të përdorim asnjë mjet. Nëse ai na detyron... ne nuk prekim asnjë punonjës të PD. Ajo është selia jonë. Janë njerëzit tanë” – tha Berisha në Syri TV. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI