Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar një letër që qarkullon si propozim i një grupi përfaqësuesish të PPE-së të cilët janë angazhuar në negociata për zgjidhjen e përplasjes në PD.
I pyetur nëse ka pasur një propozim nga PPE që Basha të japë dorëheqjen dhe Berisha të mos kandidojë, ish-kryeministri u përgjigj prerë: “Në mënyrë absolute kurrë”.
“Ndihma e Zotit, pushka e Hotit. Ndihma e Zotit, pena ime” - ka qenë motoja ime. Unë nuk i kam kërkuar ndihmë askujt.
Ata që kanë bërë letrën e njohin PD. Ata e dinë që unë jam përjashtuar nga PD. Ky dhunoi statutin. Më tha ambasadorja dhe unë e bëra. Po si mund të biem dakord me këtë mentalitet drejtimi” – tha Berisha. ©LAPSI.al