Flash

Anulimi i fluturimeve me Afrikën e Jugut, OBSH: Kufizimet në udhëtime nuk e parandalojnë përhapjen e Omicron

Lapsi.al 1 December 2021
Anulimi i fluturimeve me Afrikën e Jugut, OBSH: Kufizimet në

Kufizimet e plota të udhëtimeve nuk do të parandalojnë përhapjen ndërkombëtare të variantit të ri të koronavirusit, Omicron, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pasi dhjetëra shtete kanë bllokuar udhëtimet nga shtetet e Afrikës së Jugut.

Në disa udhëzime të publikuara më 30 nëntor, OBSH ka thënë se në vend të ndalesave, shtetet duhet të praktikojnë masa “të bazuara në të dhëna dhe rrezik”, duke përfshirë testimin e pasagjerëve dhe masa të karantinës, të cilat mund të zvogëlojnë importimin apo eksportimin e variantit Omicron.

“Kufizimet e plota nuk do të parandalojnë përhapjen ndërkombëtare dhe ato rëndojnë jetët tona”, ka thënë OBSH, duke shtuar se kufizimi i fluturimeve nga vendet si Afrika e Jugut, ndëshkojnë padrejtësisht këtë shtet pse ka qenë transparent për urgjencën e variantit të ri.

Rasti i parë me këtë virus është raportuar në Afrikën e Jugut një javë më parë dhe prej atëherë ai është identifikuar në të paktën 20 shtete. Rreth 56 shtete janë duke zbatuar kufizime në udhëtim, me qëllim të parandalimit të përhapjes së variantit Omicron, ka thënë mes tjerash OBSH.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI