Flash

Berisha akuzë të rëndë për Bashën: Rama të mban peng me skandalin e "Toyota Yaris", sqaro shqiptarët nëse ndave para me Taulant Ballën

Lapsi.al 23 November 2021
Berisha akuzë të rëndë për Bashën: Rama të

Nga Mati, ish-kryeministri Sali Berisha bëri një deklaratë të fortë për Lulzim Bashën dhe Taulant Ballën, lidhur me çështjen e 'Toyota Yaris'.

Berisha i kërkoi Bashës që të dalë dhe të tregojë nëse ka ndarë apo jo para me Taulant Ballë, kur doli dhe paralajmëroi mbërritjen e 5 mln euro në Portin e Durrësit.

"Është e vërtetë që i ka përmendur Toyota Yaris në Parlament, por është e vërtetë që ai e mban peng. Prandaj, Lulzim Basha dil dhe sqaro shqiptarët, ndave apo jo para me Taulant Ballën për atë aferë. Na ngrihet një ditë të martë në Parlament dhe thotë se ditën e shtunë do vijnë Toyotat e mbushura me 5 mln euro. I thash ku e gjetë këtë, më informuan tha. Eurot erdhën dhe nuk u kthyen. I them pse nuk u kthyen ato euro pasi t'i njoftove. Ndiqeshin me GPS, tha. Çudi i them. Eurot erdhën në Durrës 1.5 mln euro më pak. Kanë ardhur hetuesit belgë disa herë dhe Basha nuk u shkon që t'i hetojë. Unë dhe demokratët kërkojmë transparencë", u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI