Flash

"Nëna me dy fëmijët e vegjël u dogj e gjallë para derës së autobusit", dëshmia rrënqethëse për aksidentin tragjik në Bullgari

Lapsi.al 23 November 2021
"Nëna me dy fëmijët e vegjël u dogj e gjallë para

Dëshmitarët e tragjedisë shqiptare në Bullgari deklaruan për mediat se para derës së mesme të autobusit është gjetur trupi i djegur i një gruaje me dy fëmijë të vegjël në krahë. “Ndoshta bëhet fjalë për viktimat më të vegjël, binjakët dhe nëna e tyre” tha dëshmitari. Familjarë, çifte të fejuarish, të rinj dhe fëmijë. Janë këta viktimat e tragjedisë së mëngjesit të së martës, kur autobusi me turistë nga Maqedonia e Veriut mori flakë vetëm 40 kilometra larg kryeqytetit bullgar.

Një familje shqiptare me katër anëtarë është shuar: Avni dhe Xhihane Ahmeti 35 vjec dhe dy djemtë e tyre binjakë, vetëm katër vjec. Gazmend Ukali, 27 vjeç, nga Kërçova dhe e fejuara e tij Albina Belluli, 23 vjeçe nga Tetova, janë në mesin e viktimave. Gazmendi kishte vendosur të festonte ditëlindjen në Stamboll.

Familjarët u grumbulluan në orët e para të mëngjesit në dyert e agjencisë turistike “Besa” në Shkup. Numëronin para kamerave të afërmit me të cilët nuk kanë kontakte prej orësh. Dyert e kësaj agjencie ishin të mbyllura ndërsa ishin rrethuar me shiritin e policisë. Pjesa më e madhe e qytetarëve u shprehën se informacionet i merrnin nga mediat.

Mes të mbijetuarve është dhe një çift: Lulzim Sulejmani dhe Medina Lutfiu, të cilët arritën të dalin në kohë nga dritaret e thyera të autobusit. Këto të fundit raportojnë se Kompania “Besa Trans”, autobusi i të cilës u shkrumbua në rrugën Struma në Bullgari ku u dogjën 46 udhëtar nga Maqedonia ka katër padi penale për mos respektimin e protokolleve të Covidit në vitin 2021. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur tre ditë zie

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, 3 të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Mësohet se Y. G., duke drejtuar automjetin tip ‘Benz...

16:35

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI