Flash

Berisha: Rama ekzekuton shpresat e shqiptarëve, Basha është bërë varrmihësi i tij

Lapsi.al 23 November 2021
Berisha: Rama ekzekuton shpresat e shqiptarëve, Basha është

Ish-lideri i PD-së, nga Mati nuk i ndal akuzat nga kreut aktual të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha u shpreh se ndërsa Edi Rama ekzekuton çdo ditë shpresën e shqiptarëve, Basha është kthyer në varrmihësin e tij.

"Shqipëria nuk është më një vend që ngjall shpresë, por ikin. Në rast se Edi Rama ekzekuton shpresën çdo ditë, Lulzim Basha është bërë varrmihësi i saj sepse nuk ngjall shpresë, sepse atij nuk i besojnë. Dhe nuk i besojnë jo se nuk duan t'i besojnë demokratët, ata kanë dashur 1000 herë t'i besojnë atij, e kanë mbështetur dhe kanë bërë gjithçka pavarësisht se ai nuk ishte në lartësinë e duhur. Të gjitha këto kanë pasur një çmim të shtrenjtë. Edi Rama, kryeministri më i zi në historinë e Shqipërisë pas Enver Hoxhës merr mandatin e tretë.  Sot i drejtohem të gjithë atyre që kanë ndërgjegjie dhe kanë një formim politik. Nga viti 2009 dhe deri sot PS nuk ka njohur votë. Ngrihet ministri apo ministresha në mëngjes i thotë krushka apo e ëma se je emërua ministër pa ditur gjë fare ai. Ky njeri që zhduku votën në parti, zhduku votën në shoqëri. Në 2017 ky dhunoi masivisht, por shumë herë më tepër në 2021 ai përdori për herë të parë metodat famëzeza të shtetit të patronazhistëve. Në 2021 përdori si kurrë më parë para nga buxheti i shtetit, 130 milionë euro u disbursuan. Edi Rama përdori bandat të cilat ushtruan terror të në 4 anët e vendit. Pasi i rrërmbeu votën peng kryetari në vend që të na ftonte të dilnim në shesh t'i thoshim Ramës që s'ke për ta gëzuar kurrë votën, u mbyll një javë në shtëpinë e tij. Doli i zgjuar për të vrapuar pas karriges së tij. Lulzim Basha i ke borxhe të jashtëzakonshme demokratëve të Shqipërisë", tha Berisha

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, 3 të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Mësohet se Y. G., duke drejtuar automjetin tip ‘Benz...

16:35

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI