Flash

Aksidenti tragjik në Bullgari, agjencia e transportit bën reagimin e parë për ngjarjen e rëndë

Lapsi.al 23 November 2021
Aksidenti tragjik në Bullgari, agjencia e transportit bën reagimin e

Përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar kompania e autobusit të aksidentuar sot në Bullgari, “Besa Trans”, ku humbën jetën 46 udhëtarë. Kompania shprehet se po bashkëpunon me organet kompetente të Republikës së Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut me qëllim që të zbulohen hetimet sa më shpejtë.

“Kjo është një tragjedi dhe ditë shumë e rëndë, me dhembje e pikëllim për gjithë popullin pasagjerët tanë dhe stafin e agjensionit Besa Trans në Shkup”.

Kompania eshte ne bashkepunim me organet kompetente te R. Bulgaris dhe R.V.Maqedonis me qellim qe te zbulohen hetimet sa me shpejt.

Zoti qofte me Ju dhe familjet e viktimave,për të lënduarit shërim sa më të shpejtë kurse viktimat ti shpërblej me parajsë.

Qofshim nën mbrojte te Zotit

075 273 732

Per cdo informat lidhje me rastin”, thuhet në shkrimin e tyre.

Kujtojmë se mes të mbijetuarve është dhe një çift: Lulzim Sulejmani dhe Medina Lutfiu, të cilët arritën të dalin në kohë nga dritaret e thyera të autobusit. Këto të fundit raportojnë se Kompania “Besa Trans”, autobusi i të cilës u shkrumbua në rrugën Struma në Bullgari ku u dogjën 46 udhëtar nga Maqedonia ka katër padi penale për mos respektimin e protokolleve të Covidit në vitin 2021. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur tre ditë zie.

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, 3 të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Mësohet se Y. G., duke drejtuar automjetin tip ‘Benz...

16:35

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI