Flash

Numërimi i firmave, degët 5 dhe 7 të PD reagojnë për Agron Shehajn: Show mediatik, interesi i tij protagonizmi personal

Lapsi.al 23 November 2021
Numërimi i firmave, degët 5 dhe 7 të PD reagojnë për

Degët 5 dhe 7 të Partisë Demokratike kanë reaguar pasi ish-kandidati për kryetar të partisë Agron Shehaj shkoi në zyrën e Edi Palokës për të verifikuar firmat në formularët e mbledhur nga Sali Berisha. Këto degë të PD, veprimet e Shehajt i cilësojnë si një show mediatik ndërsa shtohet se deputeti demokrat tregoi se interesi i tij i vetëm është protagonizmi personal. Sipas PD, Shehaj dështoi që të verifikojë firmat e demokratëve, sepse shtohet në reagim, ai nuk njeh bazën e partisë “dhe nuk e respekton”

“Si drejtues politik i degëve 5 dhe 7 në Tiranë, Agron Shehaj nuk ka bërë asnjë takim me demokratët që prej ditës që u zgjodh deputet. PD në degën 5 dhe 7 në Tiranë e kudo ka vendosmërinë për të mos lënë demokratët në baltë dhe të mos lejojë nëpërkëmbjen e dinjitetit të tyre,” thuhet më tej në reagim.

DEKLARATË E PERBASHKËT E DEGËVE 5 DHE 7 TË PARTISË DEMOKRATIKE TIRANË

“Show mediatik i Agron Shehajt me demokratët konfirmoi se interesi i tij i vetëm është protagonizmi personal. Agron Shehaj dështoi të verifikojë firmat e demokratëve, sepse ai as nuk e njeh bazën e partisë, as nuk e respekton atë. Si drejtues politik i degëve 5 dhe 7 në Tiranë, Agron Shehaj nuk ka bërë asnjë takim me demokratët që prej ditës që u zgjodh deputet.

PD në degën 5 dhe 7 në Tiranë e kudo ka vendosmërinë për të mos lënë demokratët në baltë dhe të mos lejojë nëpërkëmbjen e dinjitetit të tyre. Ne jemi në krah të demokratëve dhe interesit të Shqipërisë, me misionin e vetëm për rrëzimon e regjimit të Edi Ramës dhe rikthimin e PD në pushtet.”

Agron Shehaj shkoi më herët gjatë ditës së sotme në zyrën e Palokës për të verifikuar firmat e depozituara nga ish-kryeministri Sali Berisha për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të partisë.

Në orën 15:00 ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar, në prani të kamerave, deputeti demokrat shkoi në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe pasi numëroi fletët dhe firmëtarët për degët ku edhe është drejtues politik, në degën nr.5 dhe 7 në Tiranë, Shehaj telefonoi disa prej anëtarëve të PD-së.

Shehaj i pyeti nëse kishin firmosur për thirrjen e Kuvendit nga lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe nuk mori asnjë përgjigje negative.

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, 3 të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Mësohet se Y. G., duke drejtuar automjetin tip ‘Benz...

16:35

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI