Flash

Tragjedia me autobusin në Bullgari/ Publikohet lista me emrat e shqiptarëve të mbijetuar

Lapsi.al 23 November 2021
Tragjedia me autobusin në Bullgari/ Publikohet lista me emrat e

Shtatë janë të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Bullgari. Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut ka publikuar listën e shqiptarëve të lënduar këtë tragjedi. Ky informacion është konfirmim zyrtar nga institucionet kompetente të Republikës së Bullgarisë për shtatë udhëtarët e lënduar në fatkeqësinë rrugore në magjistralen “Struma” afër Sofjes.

Më poshtë keni listën e udhëtarëve të lënduar, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe për momentin janë të shtruar në Spitalin shtetëror të Sofjes, “Pirogov”.

Ebip Pajazitovski (24.09.1972), shtetas i Maqedonisë së Veriut

Gjula Jasharovska (16.06.1972), shtetase e Maqedonisë së Veriut

Zulejha Jasharovska (12.05.2005), shtetase e Maqedonisë së Veriut

Мinir Jasharovski (06.01.1971), shtetas i Maqedonisë së Veriut

Medina Lutfiu (21.05.1996), shtetase e Maqedonisë së Veriut

Lulzim Sulejmani (04.05.1995), shtetas i Serbisë

Orhan Aliti (12.04.1976), shtetas i Belgjikës

Një udhëtim i nisur sot nuk ishte menduar se do të kthehej në tragjedi për turistët e nisur nga Shkupi drejt Stambollit. Kthimi ishte parashikuar mbrëmjen e djeshme nga Bullgaria, por diçka nuk ka shkuar mirë dhe autobusi ka shpërthyer në flakë në Bullgari. Për pasojë kanë ndërruar jetë 46 persona, shumica e të cilëve me origjinë shqiptare. Mes viktimave janë edhe dy shoferët e autobusëve.

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, 3 të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Mësohet se Y. G., duke drejtuar automjetin tip ‘Benz...

16:35

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI