Flash

Berisha: Basha u zgjodh kryetar i PD në një proces kryekëput të manipuluar

Lapsi.al 23 November 2021
Berisha: Basha u zgjodh kryetar i PD në një proces kryekëput

"Lulzim Basha u rizgjodh në krye të PD përmes një procesi kryekëput të manipuluar'. Kështu u shpreh Sali Berisha nga 'Foltorja' e Matit, duke akuzuar Bashën se imitoi Edi Ramën duke zhdukur votën nga PD.

"Lulzim Basha ke borxhe të jashtëzakonshme demokratëve dhe demokrateve të Shqipërisë. Procesi që zgjodhi ai për kryetar të PD ishte kryekëput i manipuluar. Edhe ky shkelmoi mbi votën. Na zgjodhi një kryesi pa votë, për herë të parë në hiostorinë e PD. Peng Basha që imiton Ramën, zhduku votën. 60% të Kryesisë e emëroi. Histori më të turpshme nuk ka, spostim i partisë drejt organizimeve komuniste. Kryesia nuk emërohet, Kryesia zgjidhet me votën e fshehtë të përfaqësuesve tuaj dhe vetëm atëherë është legjitime, por ai nuk e sillte te vota e fshehtë sepse e dinte që nuk fitonte Kryesia e tij, ndaj shkeliu statutin me të dyja këmbët. Emëroi një Kryesi e cila në një akt ilegjitim dhe të turpit historik, vendos të thërrasë anti-Kuvendin e pluralizimit politik. Jam këtu nga ju për t'i bërë thirrje çdo anëtari Kryesie, nuk jeni të zgjedhur sipas statutit, jeni të emëruarit e Lulzim Bashës, përveç dy kryesuesve të forumit dhe 15 të zgjedhurve, jepni dorëheqjen dhe bashkohuni me Kuvendin rithemelues të PD".

 

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, 3 të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Mësohet se Y. G., duke drejtuar automjetin tip ‘Benz...

16:35

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI