Flash

Horror në Meksikë/ Gjenden 65 trupa në një varr të fshehur masiv, të vrarë mes viteve 2011-2012

Lapsi.al 18 November 2021
Horror në Meksikë/ Gjenden 65 trupa në një varr të

Rreth 65 trupa janë gjetur në një varr masiv të fshehur në Meksikë.

Trupat u gjetën në një varr sekret në qytetin e Alvarados. Policia konfirmoi shifrën totale, duke shtuar se kufomat u zhvarrosën në prani të prokurorit dhe oficerëve të policisë.

Vlerësohet se viktimat janë vrarë mes viteve 2011 dhe 2012 në një përballje mes bandave. Tek trupat u gjetën sende personale si karta bankare dhe informacione identiteti. Kërkimet për shkaqet e vdekjes së viktimave do të vazhdojnë, shtuan raportet.

Shtetet e Veracruz, Sinaloa, Colima, Guerrero dhe Sonora renditen si vendet ku u zbuluan varret masive më të fshehura në vend, sipas të dhënave të Komisionit Kombëtar të Kërkimit të Ministrisë së Brendshme.

Sipas raporteve të komisionit të kërkimit në Meksikë, 94.500 persona janë raportuar të zhdukur në vend.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI