Flash

Polonia ndalon qindra emigrantë, nuk përjashtohet mundësia e luftës me Bjellorusinë

Lapsi.al 18 November 2021
Polonia ndalon qindra emigrantë, nuk përjashtohet mundësia e

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka paraljamëruar se Europa do të përballet me një fluks prej miliona emigrantësh nëse nuk ashpërsohen politikat kufitare. Kjo thirrje është bërë pasi vendi po përballet me një krizë të paprecedentë me refugjatët. Në një intervistë për median gjermane, “Bild”, ai nuk e përjashton rrezikun e luftës, teksa komentoi zhvillimet e fundit në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë. Morawiecki tha se situata është e qëndrueshme dhe paralajmëroi se miliona emigrantë nga Afrika dhe Lindja e Mesme po synojnë që të hyjnë në Europë. Pavarësisht se kryeministri pohon ekzistencën e rrezikut të luftës, presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, thotë se nuk do të ndodhë një konflikt ushtarak me Bjellorusinë.

Megjithatë, ata nuk i kursyen akuzat ndaj Rusisë dhe presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, se po nxisin valën e emigrantëve për të destabilizuar Bashkimin Europian. Nga ana tjetër, situata në terren është tepër e vështirë. Emigrantët e grumbulluar në kufirin mes dyja vendeve nuk po dorëzohen dhe mes temperaturave të ulëta dhe ndërhyrjes së ushtrisë dhe policisë polake po tentojnë të kapërcejnë pengesat drejt një jete më të mirë. Megjithatë, bllokada është shumë e fortë. Autoritetet polake ndaluan rreth 100 emigrantë gjatë një përpjekje për të kaluar ilegalisht kufirin. Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se 501 raste të ngjashme u raportuan vetëm gjatë të mërkurës.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI