Flash

Aksident në Librazhd-Qafë Thanë/ Përplaset kamioni me autobusin, plagosen dy pasagjerë

Lapsi.al 14 November 2021
Aksident në Librazhd-Qafë Thanë/ Përplaset kamioni me

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Librazhd, ku kanë mbetur të plagosur dy persona. Sipas burimeve zyrtare, aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd – Qafë Thanë, në vendin e quajtur Urakë, ku një kamion me drejtues shtetasin D.B., banues Elbasan është përplasur me një autobus me drejtues shtetasin A.Ll., banues në Lushnje.

Si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën shtetasit L.S., 50 vjeç, banues në Lushnjë dhe A.L., 30 vjeç, banues në Divjakë, të cilët ishin pasagjerë në autobus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Të këshilluara

Rekord viktimash nga COVID-i në Rusi

Rusia është duke kaluar një situatë dramatike të COVID-19. Këtë të premte numri i viktimave nga virusi atje është fiksuar në 1.200 qytetarë. Qendra anti-kriz...

10:46

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI